LAJMI I FUNDIT:

Rambo rus: Qëllohet dy herë me revole, por ai vazhdon të rrahet me dy burrat (Video, +16)

Rambo rus: Qëllohet dy herë me revole, por ai vazhdon të rrahet me dy burrat (Video, +16)

Kamerat e sigurisë në qytetin Dzerzhinsky të Rusisë, kanë kapur momentin kur një burrë po qëronte hesapet me dy meshkuj tjerë të cilët po qëndronin në veturën e tyre.

Në video fillimisht shihen duke shkëmbyer grushte, dhe pas disa sekondave njëri nga dy burrat që ishin në veturë, nxjerr revolen dhe qëllon në drejtim të burrit të vetmuar, transmeton Telegrafi.

Por plumbin që e mori nuk e ndaloi atë të vazhdoj betejën me kundërshtarët e tij, dhe kështu vazhdoi të shkatërronte veturën e dy burrave.

Për shkak të trimërisë dhe vendosmërisë së tij, ky burrë ka fituar epitetin e Rambos nga Dzerzhinsky. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=I2bq__LBXrM