LAJMI I FUNDIT:

Rama viziton bujqit e prekur nga vërshimet, premton kompensimin e dëmeve

Rama viziton bujqit e prekur nga vërshimet, premton kompensimin e dëmeve

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar të shtunën se ka vizituar disa bujq të kësaj komune, të cilët janë prekur nga vërshimet.

Ai ka thënë se dëmet janë të konsiderueshme, ndërsa ka bërë të ditur se zonat më të prekura nga vërshimet janë lagjet e familjeve Verbovci dhe Leci në Barilevë të Prishtinës.

“Sot me drejtorët, Lulzim Fushtica, Plator Gerdovci, dhe komandantin e Brigadës së Zjarrfikësve, Mal Gashi, vizituam këta bujq për të parë dëmet e shkaktuara nga vërshimet, të cilat janë të konsiderueshme. Gjithashtu, ne shkuam edhe në Prugoc, Drenoc dhe Bërnica e Poshtme”, ka shkruar Rama në Facebook.


I pari i Prishtinës ka premtuar se do të zhvillojnë një plan të përgjithshëm për rregullimin e këtyre zonave, në mënyrë që banorët dhe bujqit të mos përballen më me probleme të tilla në të ardhmen.

Ai gjithashtu ka thënë se do të merren gjithashtu me kompensimin e dëmeve, “disa prej të cilave do t’u jepen direkt banorëve nga institucionet e Kryeqytetit, ndërsa disa të tjera do të përfshihen edhe institucionet e tjera”.

“Në asnjë rast nuk do t’i lëmë këta banorë vetëm me problemet e tyre, dhe gjithmonë do të ofrojmë mbështetje dhe ndihmë për ta”, ka përfunduar Rama./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Siguri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Politikë
Kalo në kategori