Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama priti sot në një vizitë zyrtare Komisionerin për Zgjerim dhe Fqinjësinë në Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi.
Pika kryesore e bisedimeve ishte statusi i integrimit në BE, ku ngërçi i vetos bullgare ndaj Shkupit zyrtar shihet tashmë si një pengesë të pakalueshme.
Pas takimit në një konferencë për shtyp të përbashkët, Varhelyi u shpreh se synohet që negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të hapen brenda presidencës franceze e cila përfundon në qershor.
“E vlerësoj durimin e Shqipërisë, kërkoj edhe pak durim, objektivi ynë është që ky proces të mbroj me presidencën franceze. Integrimi nuk është vetëm një proces, integrimi ndodh në terren, ne duhet të punojmë për anëtarësimin që do të ndryshojë realitetin, nuk duhet të largojmë sytë nga ky angazhim, do të shkoj në Shkup dhe Sofje çdo ditë po qe nevoja, duhet ta mbyllim procesin, tani”, deklaroi Varhelyi.
Ai ka shtuar se “ asnjë nuk po tallet me Shqipërinë, përndryshe Europa do të tallej me vetveten. Vendimin nuk e kemi ne në dorë, e kanë vendet anëtare”.
Në anën tjetër, kryeministri Edi Rama deklaroi se qëndrimi i Tiranës për të vazhduar rrugën e integrimit me Maqedoninë e Veriut nuk ndryshon, edhe pse mendimi i qytetarëve është se në qoftë se pas 6-mujorit të presidencës franceze gjerat nuk ndryshojnë, Shqipëria te kërkojë ndarje nga vendi fqinj.
Por kjo mbetet për t’u aktivizuar, sipas tij, “pas mbledhës së Këshillit të BE-së, për tani jemi për hapjen e negociatave për të dy vendet”.
Sipas Ramës, takimi u përqendrua edhe në projektet infrastrukturore në rajon duke përmendur korridorin 8.
Komisioneri Varhelyi, nga ana e tij, mbi këtë vepër infrastrukturore deklaroi se “kur filluam të përpilonim planin e investimin, menduam se 290 kilometra midis Tiranës dhe Shkupit nuk mund të bëhen për 5 orë, duhet të shkurtojmë këtë pjesë, për këtë arsye duam të përfshijmë Korridorin 8 në projektet, sepse pa të mungon ndërlidhja në Ballkanin Perëndimor”.
Komisioneri për Zgjerimin foli edhe për konfliktin ukrainas, duke vlerësuar rolin e rëndësishëm e luajtur nga Shqipëria, e cila sipas tij “ ka lehtësuar shumë punën në Këshillin e Sigurimit, është vërtetë një partner i yni”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë