LAJMI I FUNDIT:

Rama takon Vuçiqin: Konflikti në veri të Kosovës duhet të zgjidhet krah për krah me botën demokratike

Rama takon Vuçiqin: Konflikti në veri të Kosovës duhet të zgjidhet krah për krah me botën demokratike

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka takuar sot Presidenti serb Aleksandar Vuçiq gjatë organizimit të takimit të dytë të Komitetit Politik Evropian që po zhvillohet në Moldavi.

Të pranishëm ishin edhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe lider të tjerë evropian.

“Rajoni duhet të hyjë në një marrëdhënie të re me BE-në, ndërkohë që konflikti në Veriun e Kosovës duhet të zgjidhet krah për krah me botën demokratike, duke u dhënë fund absurdit kërcënues e duke finalizuar marrëveshjen e normalizimit dhe njohjes së ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë”, Rama tha në një postim në Facebook.


Më herët, Vuçiç shkroi pas takimit me Ramën se duhet bërë çdo përpjekje për të ruajtur paqen që kanë fituar me mund dhe gjatë takimit kishin biseduar për gjetjen e një zgjidhje sa i takon situatës aktuale në Veri.

“Ne në rajon e dimë më së miri se sa e rëndësishme është që së bashku të bëjmë çdo përpjekje për të ruajtur paqen dhe stabilitetin e fituar me mund. Biseduam për ngjarjet aktuale dhe hapat e mëtejshëm që do të kontribuonin në gjetjen e një zgjidhjeje për situatën aktuale, të vështirë dhe të rëndë, me shpresën se arsyeja do të mbizotërojë, në të mirë të të gjithëve”, tha ai në Instagram. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Policia kërkon informacione për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje

Policia kërkon informacione për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje

Kronika e Zezë
Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Politikë
​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Lajme
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Kalo në kategori