LAJMI I FUNDIT:

Rama: Synojmë shkollat profesionale në çdo bashki

Rama: Synojmë shkollat profesionale në çdo bashki

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama duke folur në “Arsimi profesional, garanci për punësim” tha se synimi i qeverisë së tij është të krijohet një shkollë profesionale në çdo bashki.

“Ne kemi qëllimin e padiskutueshëm që ti shtojmë, dhe faktikisht ideja jonë është që deri në fund të këtij 4 vjeçari ne të kemi një shkollë të arsimit profesional në çdo bashki të vendit, të paktën një. Dhe nga ana tjetër të kemi sa më shumë nga ato shkolla që të jenë të binjakëzuara”, tha Rama.


Ai komentoi dhe shprehjen e tij, që tashmë po komentohet në mënyra të ndryshme, por theksoi se është dramatike e vërteta që shumë ndërmarrje sot që kanë punë, po nuk arrijnë dot të gjejnë njerëzit e duhur.

“Sado të komentohet me 1001 mënyra të ndryshme shprehja e popullarizuar që ‘punë ka, po s’ka profesionistë’, është dramatike e vërteta e shumë ndërmarrjeve sot që kanë punë, po nuk arrijnë dot të gjejnë njerëzit e duhur për atë punë, që i kanë aftësitë ta bëjnë atë punë. Përpjekja e madhe që po bëjmë për të çuar në punë ata që kanë dalë nga ndihma ekonomike është se nuk kanë shpesh herë asnjë aftësi. 25.300 studentë në arsimin profesional dhe janë afërsisht 20% e totalit, por janë ende pak në krahasim me çfarë duhet të jenë për tiu përgjigjur tregut të punës. Është shumë e rëndësishme në këtë kontekst tu them se në një anketim të bërë me sipërmarrjen dhe investitorët e huaj për pengesat që ata ndeshin për të investuar më shumë në Shqipëri, pika e parë që identifikojnë nuk janë as taksat, as legjislacioni, as dhe vetë gjykatat por është mungesa e krahut të kualifikuar të punës”, tha Rama.

Ai foli për tetë shkolla të reja të arsimit profesional “që janë në proces dhe me këtë logjikë do të shkohet më tutje”. /TCh /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori