LAJMI I FUNDIT:

Rama reagon për satelitët që pritet të dërgojë Shqipëria në orbitë: Vonesat s’janë në dorën time

Rama reagon për satelitët që pritet të dërgojë Shqipëria në orbitë: Vonesat s’janë në dorën time
Foto: Arkiv

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar sot për vonesat e lëshimit të premtuar të dy satelitëve “Albania 1” dhe “Albania 2” në orbitë. 

Në një njoftim në Twitter, Rama ka sqaruar se vonesat nuk janë në dorën e tij dhe se premtimi do të mbahet.

“Padurim të madh paskan pasur disa për satelitët e sipas modës së re thonë ç’të duan pa pyetur fare more si është puna! Po një gjë çuditem si nuk duan ta kuptojnë: Unë them atë që bën e bëj atë që them dhe kur vonesat s’janë në dorën time thjesht bëj durim, po zotimit s’i ndahem jo!”, ka thënë Rama.


Rama: Vitin e ardhshëm do të çojmë në orbitë dy satelitë, “Albania 1” dhe “Albania 2”
Lexo po ashtu Rama: Vitin e ardhshëm do të çojmë në orbitë dy satelitë, “Albania 1” dhe “Albania 2”

Kujtojmë se kryeministri Rama në tetor të vitit të kaluar paralajmëroi se Shqipëria do të dërgonte në orbitë dy satelitë.

Ai tha se i pari parashikohej të lëshohej në mars 2022 dhe i dyti rreth dy muaj më pas, në qershor.

“Në mars do të lëshohet [Albania 1]. Do të filmojmë një video dhe pas shkëputjes do të shohim satelitin në orbitë”, shprehej Rama në tetor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori