LAJMI I FUNDIT:

Rama reagon pas kapjes së të dyshuarit të pestë të grabitjes në Rinas

Rama reagon pas kapjes së të dyshuarit të pestë të grabitjes në Rinas

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas kapjes së personit të pestë të dyshuar lidhur me rastin e grabitjes së javëve më parë në Aeroportin e Rinasit.

Nëpërmjet një shkrimi në Twitter, ai ka thënë se është duke u ngushtuar rrethi i keqbërësve falë punës së policisë.


Postimi i tij i plotë:

“Arrestohet edhe një autor tjetër i grabitjes së Rinasit, duke e ngushtuar më tej rrethin e keqbërësve falë punës intensive dhe profesionale të Policisë së Shtetit. E cila po provon se ka kaluar në një nivel të ri fuqie goditëse ndaj krimit, duke folur përditë me rezultate konkrete”, ka shkruar Edi Rama në Twitter, transmeton Telegrafi.

Në grabitjen në Rinas, ka mbetur i vdekur njëri nga grabitësit./Telegrafi/