Kryeministri, Edi Rama ka prezantuar projektin e arkitektit japonez Kengo Kuma për transformimin e Parkut Kombëtar të Butrintit.

Rama përmes një postimi në rrjetin social në Facebook e ka prezantuar këtë projekt përmes një video.


“Një projekt i shkëlqyer për qendrën e vizitorëve të Butrintit, nga mjeshtri i madh japonez Kengo Kuma, nën kujdesin e Fondit Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit që po e transformon menaxhimin e Parkut Arkeologjik nga një problem në një shembull rrezatues për të gjitha institucionet e kulturës, si edhe po vë në jetë hap pas hapi një plan strategjik promovimi global të këtij xhevahiri të Trashëgimisë sonë Kulturore”, shkruan Rama.

Kreu i ekzekutivit thotë se qasja unike arkitekturore e studios japoneze do të jetë një vlerë e shtuar për Butrintin, duke shprehur bindjen se do të shëndërrohet në një qendrat më të mira për pritjen e vizitorëve në botë.

“Me këtë prezantim sot mund të jemi vërtetë krenar. Është radha tashmë e Martinit dhe Aleksandrit ta ndërtojnë. Nuk është e lehtë, është një prekje japoneze që kërkon cilësi, përsosmëri. Është e jashtëzakonshme dhe besoj që mund të shndërrohet a të bëhet një prej qendrave më të mira, në mos më e mira, për vizitorët në botë”, shprehet Rama. /Telegrafi/