LAJMI I FUNDIT:

Rama: Po tentohet të ndalet zhvillimi i Prishtinës për inate puro politike, mos votoni shkarkimin e kryesuesit

Rama: Po tentohet të ndalet zhvillimi i Prishtinës për inate puro politike, mos votoni shkarkimin e kryesuesit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama u shpreh se sot i drejtohet qytetarëve, pasi që siç tha ai “mjaftueshëm i jemi drejtuar njëri-tjetrit me fjalët që lëndojnë raportet tona dhe qytetarët”.

Në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet të Kuvendit Komunal të Prishtinës, ku në rend dite është shkarkimi i kryesuesit Pëllumb Bajçinovci, Rama tha se po tentohet të ndalet zhvillimi i Prishtinës për inate puro politike.

“Tani kur transformimi i qytetit po merr formë, ku qindra projekte zhvillimore po zbatohen në teren, po tentohet të ndalet zhvillimi i Prishtinës për inate puro politike. Kjo është politika juaj, politikë e bllokimit të kryeqytetit dhe qytetarëve të saj”, tha Rama.


Rama shtoi se oportunizmi politik po kërcënon me e marrë kryeqytetin i nisur nga agjendat personale, e jo nga nevojat e qytetarëve.

“Kjo tentativë për me rrëmbye pushtet, është një shuplakë për të gjithë qytetarët e Prishtinës. Ne që jemi kujdestarët e këtij qyteti, kemi përgjegjësi më të lartë. Jemi zgjedhur jo për të luajtur lojëra politike, por për ta shndërruar Prishtinën në një qytet me plotë jetë”, u shpreh kryetari Rama.

Ai kërkoi nga asamblistët që të mos votojnë “rrëmbimin” e pushtetit duke shkarkuar kryesuesin Pëllumb Bajçinovcin.

Pas këtij fjalimi Rama së bashku me kryesuesin Bajçinovci janë larguar nga salla ku po mbahet seanca e jashtëzakonshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori