Kryeministri Edi Rama prezantuar sot kabinetin e ri qeverisës, në kuadër të nisjes së legjislaturës së re.

Ai ka rikonfirmuar Belinda Ballukun në dy pozitat kyçe që ka mbajtur edhe më herët: zëvendëskryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.


Balluku është një prej emrave më të spikatur të kabinetit të kaluar dhe vijon të mbetet pjesë qendrore e ekipit qeverisës në mandatin e ri.

Ministre e Punëve të Brendshme është emëruar, Albana Koçiu.

Kabineti i ri qeverisës:

Belinda Ballaku – zëvendëskryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë

Albana Koçiu - ministre e Punëve të Brendshme

Elisa Spiropali – ministre për Europën dhe Punë të Jashtme

Petrit Malaj – ministër i Financave

Blendi Gonxhja - ministër i Turizmit dhe Kulturës

Mirela Kumbaro – ministre e Arsimit

Evis Sala - ministre e Shëndetësisë

Delina Ibrahimi - ministre e Ekonomisë

Besfort Lamallari – ministër i Drejtësisë

Pirro Vengu -ministër i Mbrojtjes

Adea Pirdeni - ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

Majlinda Dhuka – ministre shteti dhe Kryenegociator

Andis Salla - ministër i Bujqësisë

Toni Gogu - ministër për Marrëdhënie me Parlamentin

Ervin Demo - ministër për pushtetin vendor