Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Në studio duke filluar nga ora 20:30 kundërkandidatët për të parin e kryeqytetit Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Hajrulla Çeku nga Lëvizja Vetëvendosje do të përballën me njëri-tjetrin në garën e fundit dhe vendimtare për të parin e Prishtinës.


Kujtojmë se kjo do të jetë përballja e dytë e Ramës dhe Çekut në “Debat Plus” me Ermal Pandurin pasi më 9 tetor ishin të ftuar bashkë edhe më kundërkandidatin tjetër nga Partia Demokratike e Kosovës, Uran Ismaili.

Por, se çfarë ka ndryshuar rreth një muaj pas dhe çfarë kanë për t’i thënë njëri-tjetrit Rama e Çeku dhe çfarë oferta kanë për qytetarët që të marrin besimin e tyre për të udhëhequr me Prishtinën – të gjitha këto i kuptoni të enjten.