LAJMI I FUNDIT:

Rama: Diaspora me të drejtë vote

Rama: Diaspora me të drejtë vote

Në tryezën për strategjinë e diasporës, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qeveria shqiptare ka hedhur hapin e parë për të arritur qëllimet përfundimtare: regjistrimin e shqiptarëve kudo në botë dhe përfshirjen e tyre në votime.

“Sot kemi një dokument të rëndësishëm si pikënisje për një proces që kemi ambicien ta çojmë përpara dhe ta mbyllim me sukses në aspektin më parësor: regjistrimin e plotë të gjithë shqiptarëve ku ata jetojnë”, ka thënë Rama.

Teksa ka falënderuar përfaqësuesit e LSI-së për praninë e tyre, Rama ka shprehur dëshirën që në tryezat e ardhshme të jenë të pranishëm edhe ata të Partisë Demokratike. “Sepse kjo është një ndër ato tema që s’ka qasje as majtas as djathtas, por një qasje unifikuese ndërkombëtare”, ka thënë Rama.


Ai ka theksuar se asistenca e përfaqësuesve të vendeve mike, të cilët janë përfshirë në këtë tryezë, do të shërbejë për ta çuar edhe më tej këtë proces. “Ne e konsiderojmë të sotmen si pikënisjen për hartimin e një dokumenti serioz, që është i hapur për sugjerime. Synimi ynë, për përfshirjen e emigrantëve shqiptarë në qeverisje përmes votës është një arsye që opozita të marrë pjesë në këtë tryezë”, ka shtuar Rama. /TCh /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Kalo në kategori