LAJMI I FUNDIT:

Rama: Darëzeza një tjetër perlë e Adriatikut që fton të gjithë pushuesit

Rama: Darëzeza një tjetër perlë e Adriatikut që fton të gjithë pushuesit

Plazhi i Darëzezës, i ndodhur brigjeve të detit Adriatik në qarkun e Fierit po tërheq gjithnjë e më shumë turistë vendas apo të huaj.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ky plazh, të cilin pushuesit e zgjedhin për shkak të bukurisë dhe pastërtisë që ofron.

Rama tha se “Darëzeza është një tjetër perlë e Adriatikut fshehur mes pishave, që fton të gjithë pushuesit për ta shijuar plazhin pak të zbuluar, por me peizazh të mrekullueshëm”.


Kryeministri kërkoi nga pushuesit që të kujdesen për ta lëmë po aq pastër sa e gjejnë.

Bregdeti i Darëzezës ndodhet larg zonave urbane duke u shmangur edhe ndotjen nga derdhjet e ujërave të zeza.

Në fundjavë ky plazh është destinacioni i qytetarëve fierakë, e jo vetëm. Rëra këtu është e imët dhe plot jod, mbrëmjet të freskëta dhe mbresëlënëse. Në këtë zonë ka lokale të shumta që ofrojnë kuzhinën tradicionale vendase. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Kalo në kategori