LAJMI I FUNDIT:

Raketa ukrainase që pretendohet se shkatërroi luftanijen më të madhe të flotës ruse në Detin e Zi

Raketa ukrainase që pretendohet se shkatërroi luftanijen më të madhe të flotës ruse në Detin e Zi

Luftanija më e madhe e flotës ruse në Detin e Zi, Moskva është dëmtuar rëndë, e sipas disa pretendimeve edhe është fundosur pas shpërthimit që ndodhi në të.

Pala ukrainase pretendon se anija është goditur me dy raketa Neptun, derisa Rusia mohon kategorikisht këto pretendime se mund të jetë shkatërruar me armë, transmeton Telegrafi.

Neptun është një raketë kundër anijeve që është prodhuar në Ukrainë, por që është bazuar në raketën e kohës së Bashkimit Sovjetik – Kh-305. Megjithatë kjo është më e avancuar dhe ka rreze më të gjatë veprimi.


Sistemi i raketës është i tillë sa që shkatërron luftanijet dhe ato që transportojnë mallra dhe peshojnë deri në 5 mijë tonelata. Zhvillimi i raketës Neptun vazhdoi në vitin 2013, e njësitë e para janë testuar në vitin 2016.

Ushtria ukrainase pretendon se ka goditur me raketa luftanijen ruse
Lexo po ashtu Ushtria ukrainase pretendon se ka goditur me raketa luftanijen ruse

Ajo përdoret nga marina ukrainase që nga marsi i vitit të kaluar. Vet raketa peshon rreth 850 kilogramë pa e përfshirë kokën me lëndë shpërthyese që peshon 150 kilogramë, dhe ka një rreze veprimi prej 280 kilometra.

Me tu shkrepur kjo raketë, fluturon 10 deri në 15 metra mbi sipërfaqen e detit – e në fazën e fundit fluturon nga 3 deri në 10 metra, me qëllim që të shmang sistemin mbrojtës të armikut. Sistemi është ndërtuar i tillë që raketat të mund të shkrepen nga 25 kilometra larg detit.

Carl Schuster, kapiten në marinën amerikane ka thënë për CNN se vetëm humbja e nëndetëses apo aeroplanmbajtëses Kutzentsov, do të nënkuptonte një goditje më të fuqishme në moralin e marinës ruse. Megjithatë nëse konsiderohet se është goditur me raketë, atëherë kjo është humbja më e madhe nga goditja e një rakete të dedikuar enkas kundër anijeve.

Imazhet që tregojnë Mariupolin e shkatërruar, qytet port në Ukrainë
Lexo po ashtu Imazhet që tregojnë Mariupolin e shkatërruar, qytet port në Ukrainë

Moskva është flagship (admiral/anija kryesore) e flotës ruse në Detin e Zi nga viti 2000. Nën emrin Slava është në shërbim të marinës sovjetike nga viti 1983, e nga 1990 deri më 2000 ka qenë në port për riparim. Ka marrë pjesë në intervenimin ushtarak rus në Siri.

Nga fillimi i luftës në Ukrainë, Rusia ka pësuar humbje të mëdha edhe në det. Gjatë bombardimit të portit në Berdianks, është shkatërruar anija BDK-65 Seratov dhe është dëmtuar një tjetër e klasit Ropucha. Në afërsi të Mariupolit është goditur një anije patrulluese e klasit Raptor. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Amerika
Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Botë
ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

Evropa
“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

Botë
Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Amerika
Kalo në kategori