LAJMI I FUNDIT:

Raka rrëfen eksperiencën e tij si vullnetar në Afrikë, kur kontinentin e kishte përfshirë virusi Ebola

Raka rrëfen eksperiencën e tij si vullnetar në Afrikë, kur kontinentin e kishte përfshirë virusi Ebola

Mikrobiologu Lul Raka  ka qenë i ftuar në emisionin “Personale” në RTV Dukagjini ku ka folur për jetën dhe karrierën.

Raka ka treguar një eksperiencë të veçantë por shumë të dhimbshme që ka pasur në Afrikë përkatësisht në Liberi.

I thotë se duke pasur parasysh se në atë vend ishte përhapur sëmundja e ebolës dhe shumë specialistë botërorë hezitonin të shkonin atje, personalisht kishte marrë vendim të shkonte atje.


“Na treguan se rreziku ishte shumë i madh, por unë fare nuk hezitova pasi në luftë kam qenë edhe vet. Të vetmen frikë që e kisha ishte baba mos më ndalonte”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ai thotë se atje ishte në eksperiencë e jashtëzakonshme pasi sipas tij ato që i kishin mësuar nga librat në atë vend nuk vlenin.

“Shkuam për inspektim në një klinikë. Mjekët ishin futur në grevë pasi qeveria nuk po ua paguante shpenzimet e rrugës. Kur u futem aty në fillim pamë qe kishin qenë vetëm tre personel mjekësorë.  Në korridor pamë një fëmijë lakuriq që ishte i vdekur, në një pozicion që tregonte që kishte vdekur para tri-katër ditëve. 50 metra më poshtë ishte një karrocë dhe një grua në të. Ne mendonim se ajo ishte sjellë për t’u trajtuar por edhe ajo ishte e vdekur. Gjatë ecjes në korridore shihnim njerëz të vdekur me infuzione në krahë”, rrëfen Raka eksperiencën në Afrikë.

Ai thotë se në këtë eksperiencë ishte i shoqëruar një mjekët kolumbianë e spanjoll./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori