LAJMI I FUNDIT:

Raka flet për opsionin se si mund të rihapen shkollat në shtator

Raka flet për opsionin se si mund të rihapen shkollat në shtator

Mikrobiologu Lul Raka ka thënë që rikthimi i nxënësve në shkolla mbetet njëri prej prioriteteve më të mëdha.

Raka ka treguar se cilat kanë qenë propozimet që janë dhënë për rihapjen e shkollave, në Bordin Këshilldhënës për luftën kundër COVID-19.


“Lidhur me hapjen e shkollave është diskutuar dhe është dhënë sygjerimi nga bordi që shkollat të hapen me sistemin e kombinuar, i cili nënkupton që fëmijët parashkollorë deri në klasën e 5-të fillore të shkojnë në shkollë. Elementi tjetër është se në disa komuna të Kosovës, ku ka hapësirë të merret në konsideratë edhe shkuarja në shkollë e klasëve tjera, me theks disa që janë të tranzicion”, ka thënë Raka në Klan Kosova.

“Shkollat profesionale të kthehen dhe të mbajnë mësimin. Propozim shtesë ka qenë që absolventët e mjekësisë, të shikohet mundësia e ndihmës së tyre gjatë kohës së pandemisë”.

“Argumente dhe arsye ka plot për rihapjen e shkollave”, ka theksuar Raka.