LAJMI I FUNDIT:

Rajonet e përmbytura në Shkup dimrin e kalojnë në gjendje të vështirë (Video)

Rajonet e përmbytura në Shkup dimrin e kalojnë në gjendje të vështirë (Video)

Familja Rushiti nga lagja Kamnik e Shkupit e cila u dëmtua së tepërmi nga vërshimet e verës së kaluar, me shumë vështirësi po i kalon ditët e ftohta të dimrit ndërsa drutë për ngrohje i mjaftojnë vetëm për një periudhë të shkurtër. Kryefamiljari Nazifi, për Alsat-M thotë se para pak kohësh është kthyer nga konvikti, me qëllim që dimrin ta kalojë në shtëpinë e tij, por problemet vetëm se i janë shtuar, njofton Alsat-M.

“Kemi ardhur prej tre javësh këtu, vëllezërit e mi janë ende në konvikt, ne e rrethakuam pak oborrin të mbrohemi nga i ftohti. Tani është dimër, bie borë, ndërsa ne s’kemi dru për ngrohje, ja këto dru i kemi çka janë në oborr. Brenda e kam rregulluar vetëm një dhomë, ndërsa jemi gjashtë anëtar, rrimë krejt aty se dhomat tjera janë të pa rregulluara”, u shpreh Nazif Rushiti, banor i Kamnikut.

Fatin e njëjtë po e përjeton edhe familja Miftari nga Hasanbegu. Ramadan Miftari, me tre fëmijët dhe bashkëshorten e tij jetojnë në shtëpinë e dëmtuar nga përmbytjet, e cila ende është pa dyer e dritare.


“Kemi arrit që dy dhoma t’i rregullojmë që sado pak ta kalojmë dimrin Brenda. Këtu jemi në dhomën e parregulluar shpresojmë në pranverë të bëjmë diçka. Dy muaj kemi qëndruar tek të afërmit në Haraçinë, ndërsa tash jetojmë këtu. Ngrohemi me dru, ndërsa fëmijë të vegjël nuk kemi. Për momentin kemi dru, kalojmë disi. Dimri e bën të veten. Është shumë ftohtë, dy javë radhazi tepër kemi ndjerë të ftohtë, edhe nuk e dimë se si do kalojmë, por kemi shpresa”, tha Ramadan Miftari, banor I Hasanbegut.

Pavarësisht se të dy familjet kanë marrë dëm shpërblim nga komisioni për kompensimin e dëmeve, ata janë të pakënaqur me shumën e pranuar, e cila sipas tyre nuk iu ka ndihmuar të rregullojnë as 10% të demit të shkaktuar. Ata kanë kërkuar disa herë ndihmën e shtetit për normalizimin e kushteve për jetë, por askush deri tani nuk i’u ka dal në ndihmë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori