LAJMI I FUNDIT:

Rahoveci fiton derbin e hendbollit ndaj Trepçës

Rahoveci fiton derbin e hendbollit ndaj Trepçës
(Foto: kosovahandball.info)

Ndeshja mes Trepçës dhe Rahovecit e ka arsyetuar epitetin e derbit të xhiros në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt).

Të shtunën mbrëma në “Minatori”, fitore të rëndësishme dhe dramatike ka shënuar Rahoveci. 29-28 në të mirë të “vreshtarëve” ishte rezultati në fund të takimit. Rahovecasit te fitorja kanë arritur në pjesëlojën e dytë, duke marrë kështu dy pikë të rëndësishme.

Pas 30 minutave lojë rezultati ishte 16-13 për Trepçën. Në mesin e pjesës së dytë mysafirët barazuan rezultatin e më pas edhe kaluan në epërsi. Deri në fund u zhvillua lojë e fortë e interesante. Në minutat e fundit Rahoveci krijoi epërsi prej dy golave, 29-27. Trepça u afrua në një gol, 29-28, por nuk ia doli të barazoi.


Alban Haziri ishte më efikasi te Rahoveci. Ai shënoi 10 gola. Elion Vokshi shtoi pesë gola, ndërsa nga katër i kishin Besmir Kusari e Arlind Tanushi. Me numër të madh të pritjeve është dalluar portieri Arbër Curri, që po ashtu i realizoi dy gola. Muhamet Dubovci ishte më efikasi te “xehetarët” me tetë gola. Pesë i shënoi Anton Maloku, ndërsa nga katër i kishte Sali Maxhera.

Rahoveci përforcohet në pozitën e katërt me 20 pikë. Trepça bie në vendin e tretë me 25 pikë.

Në vend të dytë doli Prishtina, që tani i ka 27 pikë. Prishtina ka fituar ndaj Llapit në Podujevë me rezultatin 43-31. Fituesi është vendosur në pjesën e dytë. Pas pjesës së parë Prishtina kishte vetëm një gol epërsi, 18-17.

Ndërkohë, Deçani ka shënuar fitore të thellë ndaj Drenicës.

Të dielën është takimi i fundit i xhiros së 16-të. Në Ferizaj takohen Kastrioti e Vëllaznimi.

Në trend Sport

Më shumë

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve
Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Premier League
Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

La Liga
Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Premier League
Çfarë u tha Julian Alvarez vëllezërve të tij për penalltinë e anuluar ndaj Real Madridit

Çfarë u tha Julian Alvarez vëllezërve të tij për penalltinë e anuluar ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori