Rahoveci e ka bërë hapin e madh drejt titullit të parë të kampionit të Kosovës në hendboll.

Të shtunën mbrëma në palestrën "Mizahir Isma", në ambient të bukur sportiv dhe para një numri shumë të madh shikuesish, Rahoveci e mposhti Besa Famgasin me rezultat 34:30.


Ishte kjo ndeshja e parë e serisë finale të plejofit në Superligën e Kosovës.

445077025 1225640731999439 7105642452223241818 n

Tani Rahovecit i duhet edhe një fitore për t'u shpallur kampion.

Ndeshja e dytë zhvillohet në mesjavën e ardhshme në Pejë, ndërsa e treta eventuale sërish në Rahovec. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app