Reparti i Radiologjisë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë ka ofruar shërbime të vazhdueshme dhe të rëndësishme diagnostike gjatë vitit 2025, duke realizuar mesatarisht mbi 190 ekzaminime në ditë për pacientët.

Sipas njoftimit të spitalit, gjatë vitit të kaluar janë kryer gjithsej 37 mijë e 965 ekzaminime EKO, 27 mijë e 23 ekzaminime RTG, 1 mijë e 509 rezonanca magnetike MRI si dhe 5 mijë e 178 tomografi të kompjuterizuara CT.


Këto shërbime kanë luajtur rol kyç në diagnostikimin e saktë dhe trajtimin në kohë të pacientëve.

Nga Spitali i Përgjithshëm në Pejë bëhet e ditur se shërbimet radiologjike po vazhdojnë të ofrohen rregullisht edhe gjatë vitit 2026, ndërsa pacientët mund t’i realizojnë ekzaminimet sipas procedurave dhe termineve të përcaktuara.

Po ashtu, drejtuesit e spitalit kanë shprehur falënderim për stafin e Repartit të Radiologjisë, duke vlerësuar profesionalizmin, përkushtimin dhe angazhimin e vazhdueshëm në shërbim të pacientëve. /Telegrafi/