Radioaktiviteti natyror dhe artificial

Sa jemi të vetëdijshëm për radioaktivitetin dhe pasojat e tij që ne vetë i shkaktojmë përmes mbeturinave dhe mbetjeve radioaktive në mjedisin ku jetojmë në Kosovë?
Rexhep Kryeziu
Ekspert i vreshtarisë dhe verarisë, Zvicër
Radioaktiviteti mund të gjendet kudo në çdo mjedis. Mund të jetë me origjinë natyrore ose artificiale.
Ku shfaqet radioaktiviteti në mjedis?
Radionuklidet gjenden kudo në mjedis. Në thelb, çdo person në tokë është i ekspozuar natyrshëm ndaj rrezatimit jonizues. Askush nuk mund t’i shpëtojë. Arsyeja për këtë janë burimet që lindën dhe ekzistojnë në natyrë në mënyrë të pavarur nga natyra dhe nga njerëzit.
Nga vjen radioaktiviteti natyror
Rrezatimi natyror, ekspozimi total i rrezatimit natyror, ose më saktë doza efektive e një individi në Evropë, është mesatarisht 2.1 deri 5,5 milisievert në vit. Në varësi të vendit ku jetoni, dietës dhe mënyrës së jetesës, ajo varion nga 1 deri në 10 milisievert.
Radioaktiviteti natyror varet nga mjedisi i vendbanimeve dhe nga përmbajtja e shkëmbinjve përreth. Shkëmbinjtë aluminosilikor kanë radioaktivitet natyror më të lartë se gurët gëlqerorë dhe sedimentarë. Ne të gjithë jemi vazhdimisht të ekspozuar ndaj rrezatimit jonizues nga burimet natyrore. Ne nuk mund të ndalojmë radioaktivitetin natyror, por ne mund të ndalojmë radioaktivitetin e krijuar nga njeriu përmes kujdesit dhe veprimeve tona.

Çfarë nënkuptohet me radioaktivitet artificial?
Përveç ekspozimit ndaj radioaktivitetit natyror, i cili tashmë është i pranishëm në mjedis, ekziston edhe ekspozimi artificial i rrezatimit të krijuar nga njeriu. Rrezatimi i gjeneruar nga njeriu lind nga aktivitete të ndryshme mjekësore, tregtare dhe industriale. Burimi më i njohur dhe më i madh i rrezatimit në vend janë rrezet X mjekësore.
Radioaktiviteti artificial është një fenomen që ndodh kur bërthamat e qëndrueshme atomike shndërrohen në nuklide radioaktive nga bombardimet me grimca atomike. Kjo teknikë i lejon shkencëtarët të gjenerojnë në mënyrë specifike izotope radioaktive për aplikime mjekësore, industriale dhe kërkimore.
Cilat janë burimet e rrezatimit artificial?
Burimet e rrezatimit artificial nuk ekzistojnë pa ndërhyrjen njerëzore. Burimet e rrezatimit artificial përfshijnë, për shembull, llamba të ndryshme, pajisje mjekësore si makinat me rreze X, preparate radioaktive të mbyllura dhe të hapura ose mbetje radioaktive nga reaktorët bërthamorë.
Mbetjet e hedhura kudo, si plastika, metalet, ushqimet dhe jashtëqitjet e mishngrënësve (qen, mace, etj.), qelbësira dhe shishe qelqi, janë mbetje radioaktive të rrezikshme me pasoja të rënda nga produktet bujqësore tek njerëzit. Pra këto janë elementet radioaktive artificiale?
Elementet radioaktive të krijuara nga njeriu. Të gjitha këto krijohen kur një atom ekspozohet ndaj neutroneve që lëvizin ngadalë në një reaktor bërthamor. Elementet radioaktive artificiale krijohen nga njerëzit dhe për këtë arsye janë artificiale, pra të panatyrshme. Ato ndodhin në rrethin ku jetojmë pa kujdesin e njeriut.
Mbeturinat rreth lumit Drinit të bardhë, i cili hudhet nga njerëzit te pandërgjegjshëm dhe pa vetëdije ndaj niveleve të larta të rrezatimit radioaktiv. Ndotja e ujit, infektimi i peshqve dhe ushqyerja e tyre, pasojë e sëmundjeve të njeriut.
Ekzistojnë tre lloje të rrezatimit: rrezatimi alfa, beta dhe gama. Rrezatimi alfa dhe beta përbëhet nga grimca atomike. Rrezatimi Gama është shumë e shkurtër. Mund të mbrohet plotësisht nga vetëm një fletë letre dhe nuk depërton në lëkurë apo organet tona.
Në thelb radioaktiviteti artificial vjen përmes aplikacioneve të mëposhtme:
▪ Përdorimi i substancave radioaktive dhe emetuesve si dhe i rrezeve X në mjekësi.
▪ Aplikimet e rrezatimit jonizues në shkencë, teknologji dhe amvisëri.
▪ Funksionimi i centraleve bërthamore dhe objekteve të tjera bërthamore.
▪ Papastërtia dhe mbeturinat e hedhura ne rrugë dhe kudo ne natyre si dhe jashtëqitjet e kafshëve mishngrënëse kanë radioaktivitet te lartë.
▪ Toka bujqësore dhe ajri i ndotur i kontaminuar me pesticide sistematike, pasojat e të cilave mund të gjurmohen në produktet e kulturave bujqësore.
Të gjitha ushqimet përmbajnë radionuklide natyrale. Ushqimi vjen nga produktet bujqësore, ato te prodhuara ne toka dhe natyrë te papastra kanë radioktivitet të lartë.
Në Evropë, aksidenti i reaktorit të Çernobilit dhe testet e armëve bërthamore mbi tokë në veçanti çuan në radionuklide artificiale në ushqim.
Radioaktiviteti natyror në ushqim shkaktohet kryesisht edhe nga izotopi i kaliumit kalium-40 dhe radionuklidet jetëgjatë të serisë së zbërthimit të uranium-radiumit dhe serisë së zbërthimit të toriumit.
Depozitimi i substancave radioaktive në mjedis ndot gjithashtu tokën, kullotat dhe të korrat/vjeljet bujqësore. Në bujqësi, masa të tilla si ndalimi i kullotjes në zonat e prekura mund të parandalojnë thithjen e substancave radioaktive përmes ushqimit të freskët.
Një zonë bujqësore e papastër mund të jetë një zonë e infektuar e kontaminuar me plehra artificiale/inorganike, mbetje plastike, metalike, feçe qensh dhe mace të tjera.
Pasojat e këtyre infektimeve te njerëzit zgjasin nga disa muaj deri në 1 vit. Vdekja zakonisht ndodh 2 deri në 12 javë pas rrezatimit për shkak të infeksionit dhe gjakderdhjes. 100% vdekje pas 14 ditësh (LD 100/14). Mundësia e mbijetesës varet nga cilësia dhe fillimi sa më i hershëm i kujdesit intensiv. Çdo 10 deri në 18 vjet, njerëzit që infektohen përmes ushqimeve që përmbajnë produkte të rritura në mënyrë radioaktive zhvillojnë një kancer që nuk e di se nga vjen! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

“Unë nuk luaj lojë, unë jam vet loja - historia e Big Brother”, postimi i fundit në Instagramin e Gjestit merr vëmendjen e fansave

Ambasadori i SHBA në KS të OKB: Koha për ta mbyllur UNMIK-un, njohja e ndërsjellë qëllim i dialogut

Ambasadori britanik në KS të OKB: Kush s’e ka njohur Kosovën, ta bëjë sa më shpejt – Serbia të jap llogari për Banjskën

Fitorja e madhe e Arsenalit ia siguron një vend shtesë në Ligën e Kampionëve skuadrave angleze

Cilat firma dhe industri evropiane janë më të ndjeshme ndaj tarifave amerikane?

U vra me thikë nga i ati në Shqipëri, zbardhet biseda e fundit e palestinezes me të dashurin e saj: Dashuria ime, kujdesu për veten