LAJMI I FUNDIT:

Radevi i përgjigjet Pendarovskit: Politikanët maqedonas të tregojnë të vërtetën për hebrenjtë

Radevi i përgjigjet Pendarovskit: Politikanët maqedonas të tregojnë të vërtetën për hebrenjtë

Pas kërkesës së presidentit Stevo Pendarovski deri te Bullgaria për të kërkuar falje për dëbimin e hebrenjve të Maqedonisë në kampin e përqendrimit Treblinka, presidenti bullgar Rumen Radev tha se kjo nuk bazohet në të vërtetën historike. Radev madje kërkoi që marrëdhëniet dypalëshe me Bullgarinë të mos ndërtohen me, siç tha, ideologjitë e totalitarizmit.

“Interesi i presidentit të Maqedonisë së Veriut për historinë është për lëvdata, megjithatë ai duhet të mbështetet në të vërtetën historike. Edhe politikanët e vendit fqinj kanë për obligim që qytetarëve të tyre t’ua tregojnë të vërtetën për historinë e tyre që tashmë dhjetëra vjet maskohet me manipulime dhe gënjeshtra. Të vërtetën për çështjen e hebrenjve. Të vërtetën për dëbimin dhe represionin ndaj bullgarëve të Maqedonisë”, deklaroi Rumen Radev, President i Bullgarisë.

Presidenti Pendarovski gjatë shënimit të 80 vjetorit nga dëbimi i hebrenjve të Maqedonisë në Luftën e Dytë Botërore, i apeloi Sofjes dhe tha se gjeneratat e sotme nuk kanë të drejtë që ta qetësojnë ndërgjegjen e papastër të dikujt për holokaustin e hebrenjve të Maqedonisë.


“A guxojmë që të heshtim para revizionizmit historik që i rehabiliton kriminelët duke i lavdëruar fajtorët? A duhet të harrojmë me nënshkrimet e kujt, hebrenjve të Maqedonisë në mënyrë sistematike u janë mohuar të drejtat e tyre qytetare, ekonomike dhe njerëzore dhe janë dërguar në vdekje? Që të ketë pajtim, duhet të ketë kërkim falje për rolin profashiste të qeverisë në Sofje në kohën e deportimit të hebrenjve të Maqedonisë”, tha Stevo Pendarovski, President.

Të dielën, me marsh nga Stacioni i vjetër hekurudhor deri te Monopoli, pikërisht nëpër rrugën ku kanë kaluar viktimat, u shënua 80 vjetori nga deportimi i hebrenjve të Maqedonisë në kampin e përqendrimit Treblinka.

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori