Aneta Wolter
Qytetet zënë vetëm dy për qind të sipërfaqes globale të tokës. Por, ato konsumojnë 75 për qind të burimeve botërore dhe janë përgjegjëse për rreth 85 për qind të gazeve serrë globale. Më shumë se gjysma e të gjithë njerëzve në botë jetojnë në qytete dhe në zonat metropolitane. Bile, në Evropë janë tre të katërtat e popullsisë që jetojnë në zonat urbane – me tendencë në rritje. Ne Gjermani, mbi 70 për qind e banorëve jetojnë në qytete me mbi 20 mijë banorë e më shumë. Pra, zhvillimi i botës në të ardhmen është njëkohësisht një detyrë urbane, pasi forma dominuese e jetës të së ardhmes në vazhdim do të jetë jeta urbane.
Sfidat tashmë janë kudo të dukshme dhe urgjente: Ndryshimet e klimës, reduktimi i CO2, sfidat e energjisë, ndryshimet demografike, konfliktet për hapësirën e paktë të jetesës, trafiku, zonat problematike sociale, flukset e migracionit, ngushtimi i hapësirës financiare për veprim, rritjen e dixhitalizimit dhe mekanizimit.
Por, si do t’i përballojë qyteti i së ardhmes këto sfida?
Strategjitë urbane për qytetin e së ardhmes përmbajnë përveç parametrave të njohur si cilësia e ajrit, transportet publike, distancat për të arritur një destinacion etj… gjithmonë edhe këto dy vlera matëse:
– Sipërfaqet e ndërtimit dhe organizimi i tyre
– Sipërfaqet e gjelbra
Fillojmë me të dytën.
Këtu duhet të përmendim patjetër të dy elementet e saj: Sipërfaqen e gjelbër në përqindje brenda kufijve të qytetit si dhe sipërfaqen e gjelbër për banor.
Në Gjermani, p.sh., qyteti me më shumë gjelbërim brenda vijës së tij kufitare është qyteti i Hamburgut me 71,2 për qind të sipërfaqes së qytetit me gjelbërim. Më pas vjen Dortmundi me 70 për qind dhe i fundit ne radhë, sipas statistikave gjermane, është Lajpcigu me 42,2 për qind sipërfaqe të gjelbëruara në qytet.
Qyteti me sipërfaqe me të gjelbër për banor në botë është Reikjavik, Islandë, me 410,84 metra katrorë sipërfaqe te gjelbër për banor. Por, edhe Roma bën pjese te 10 vendet e para me 166,5 metra katrorë sipërfaqe të gjelbër. Hamburgu ka 113 metra katrorë sipërfaqe të gjelbër për banor.
Siç është raportuar nga Enti Federal i Statistikave (Destatis) për vitin 2018, 14 qytetet më të populluara në Gjermani me më shumë se 500 mijë banorë kishin mesatarisht 25 metra katrorë sipërfaqe të gjelbër për frymë (banor). Në vitin 1996 ishin vetëm 18 metër katror/banor.
Për sqarim: Hapësirat e gjelbra përfshijnë parqe, zona të gjelbra rezidenciale, kopshte botanike, kënde lojërash si edhe kopshtet agrokulturore të qytetarëve.
Pra, sipërfaqja e gjelbër brenda vijës kufitare të qyteteve dhe sipërfaqja e gjelbër për banor do vazhdojnë të mbeten dy parametra bazë të strategjive dhe planeve urbanistike të qytetit të së ardhmes. Të dyja trajtohen me prioritet, pasi përfitimi shëndetësor, ekonomik dhe social është i vërtetuar në shumë studime dhe ndikon direkt në klasifikimin e mirë të qyteteve dhe stabilitetin ekonomik të tyre.
Duke u kthyer te pika e parë, po marr përsëri shembullin e Gjermanisë, meqë e njoh më mirë.
Gjermania ka gjithsej një sipërfaqe prej 357.6 mijë kilometra katrorë, ku 14,5 për qind, pra 5,2 milionë hektarë, është zënë nga ndërtimet për banim, industri, biznes, parqet ndërmjet tyre, rrugë dhe shina.
Rritja e përvitshme e kësaj sipërfaqeje në vitet e fundit ka qenë mesatarisht 54 hektarë në ditë. Me strategjinë kombëtare për mbrojtjen e klimës ajo synohet të reduktohet deri në vitin 2030 te 30 hektarë në ditë.
Por, si do të plotësohen nevojat e qytetarëve për banim, të cilat edhe sot janë shumë të larta e që do rriten më tej në të ardhmen? Në këtë situatë, qytetet edhe ai i imi, u janë drejtuar zgjidhjeve urbane alternative miqësore mjedisore, ripershtatjes dhe optimimit të ndërtesave ekzistuese, koncepteve inovative arkitektonike që pakësojnë betonimi e qytetit, aplikimin e sipërfaqeve kompensuese, e më tej.
Dukshëm, sfidat e shumta që lidhen me qytetin e së ardhmes edhe për shkak të ndryshimeve klimaterike, sociale dhe demografike vlerësohen si shumë të rëndësishme si nga banorët e qytetit, edhe nga ne vendimmarrësit, si edhe nga administrata jonë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDjali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin