Vendi i ëndrrave, Dubai – 7 gjëra që duhet t’i bëni patjetër gjatë udhëtimit tuaj
Dëshironi të vizitoni një vend fantastik dhe ku është lehtë të keni ndjenjën e turistit? Apo keni ëndërruar të vizitoni gjithmonë Arabinë?
Është koha që të mendoni për të vizituar Dubain, një prej shtatë Emirateve të Bashkuara Arabe në Gjirin Persik.
Dubai është sinonim i atraksionit. Pavarësisht çka mund t’iu interesojë, ju do ta gjeni veten patjetër me diçka në Dubai.
Dubai është destinacion perfekt, sidomos në kohën kur në vendin tonë është dimër. Në janar dhe në shkurt, kjo ndjesi bëhet edhe më e mrekullueshme. Vendi edhe pse është islamik, ka një stil jete ndërkombëtar. Njerëz nga gjithë globi kanë prona ose banojnë në Dubai.
Nga kultura, sporti, aventurat pa fund e deri te lukset që ofrojnë hotelet, në Dubai keni dhe mund të bëni shumëçka.
AS Travel dhe Telegrafi sjellin guidën më perfekte për ju të top 7 gjërave që PATJETËR duhet t’i bëni gjatë udhëtimit tuaj në qytetin e dritave, që kurrë nuk flen, e që ju bën ta jetoni ëndrrën në çdo çast.
Dhow Cruise Marina
Në një qytet ku dominojnë ndërtesat e larta që ngacmojnë qiellin e bukur, është Dubai Marina atraksioni që ka disa prej ndërtesave më fascinuese dhe atraksioneve ku vizitorët mund të relaksohen në komoditet dhe luks përballë rrjedhave magjike të ujit.
Dubai Marina është një atrakcion i ri në Dubai, i karakterizuar nga rrokaqiej dramatikë dhe blloqe të apartamenteve që duken impresive në në mbrëmje. Me kaq shumë konstruksione ende në realizim e sipër, Dubai Marina vazhdon të ndryshojë me kohën duke u shndërruar në një destinacion gjithnjë e më atraktiv.
Dhoë Cruise në Dubai Marina ju ofron një eksperiencë unikale të përjetimit të gjithë atyre që i thamë më lart por vetëm në mënyrë të veçantë – duke lundruar me një prej anijeve të famshme ku do të kaloni çaste të magjishme, pse jo edhe darkë romantike.
Desert Safari
Eksperienca më elektrizuese dhe fantastike është pa dyshim desert Safari, ku do të shijoni shkretërirën në formën që ju dëshironi.
Qoftë ditën, apo edhe natën, Desert Safari është top destinacion, ku mund të kënaqeni duke skijuar në rërë, të shëtiteni me deve apo edhe me motociklete. Të shkoni vet, do të keni të vështirë të organizoni kohën në Desert Safari, por me AS Travel kjo është më e lehtë, pasi që e keni të garantuar prezencën në një prej atraksioneve më të mëdha turistike në botë. Relaksimi i mbrëmjes në stilin beduin me darkë, muzikë dhe show është qershija mbi tortë pas adrenalinës ditore.
Shkretërira arabe është përjetim jetësor dhe atë nuk duhet ta lëshoni pa e vizituar.
Burj Khalifa
https://www.instagram.com/p/B2HQpi_lZJO/
Ndërtesa ikonë e Dubait është Burj Khalifa, që është e gjatë 829.8 metra dhe është ndërtesa më e madhe në botë dhe më e famshmja që nxit më së shumti interesim në Dubai. Për shumë vizitorë, një udhëtim në hapësirën e observimit në katin e 124 është e pashmangshme gjatë qëndrimit në qytet.
Pamjet e qytetit nga perspektiva e zogut janë thjesht mahnitëse. Hapësira e observimit përfshin një prezantim multimedia ashtu sikurse edhe në Burj Khalifa, para se një ashensor i shpejtësisë së lartë t’iu dërgojë si në ëndërr në katin e fundit për të parë pamje të cilat vetëm keni munduar t’i imagjinoni – në njërën anë oqeanin e pafundmë plot madhështi, e në anën tjetër qytetin mbreslënës.
Vizitat në mbrëmje janë popullore për shkak të fotografive të qytetit i cili natën ndriqon sikurse qielli me yje deri në pafundsi. Një galaksi e tërë ndërtesash të mrekullueshme të cilat krijojnë panoramë fascinante në aparatin tuaj. Biletën për Burj Khalifa nëse e lini për ta blerë në Dubai do të jetë gabim sepse mund të prisni në radhë, por për këtë do të sigurohet AS Travel që ju t’i shmangni radhët dhe të shijoni kohën – sidomos në vikend.
Në pjesën e poshtme të Burj Khalifas janë terracat e dizajnuara me shumë shije, me shëtitore ku era e butë takohet me lëkurën e fytyrës tuaj plot ngazëllim për këtë vizitë.
Fontanat magjike mund t’i shijoni aty po ashtu, të famshmen Dubai Fountain, që është fontana më e madhe performuese në botë, e modeluar sipas fontanave të Bellagios në Las Vegas.
Global Village
A është karnival? A është një parajsë? A është një vend për të zbuluar arte etnike? Apo një botë e ushqimit? Përgjigja është – është e gjitha kjo, por shumë më shumë.
Aty ku takohen ushqimi, kënaqësia, moda dhe takimet plot dashuri. Është vendi që patjetër duhet ta vizitoni nëse dëshironi thjeshtësi, kuzhinë globale dhe shoping unik.
Nga do që do të ktheheni, ju do të eksploroni, të përjetoni gjërat që janë sipas shijeve tuaja. Global Village nuk ka precedent as pas 23 vitesh të ekzistimit – kryesisht në kohët kur në Evropë është më ftohtë.
Është vend ku do ta gjeni veten në detaje, dhe është e bazuar në pesë shijet e famshme – pamjen, dëgjimin, shijimin, erën dhe prekjen – gjëra që nuk duhet t’i humbisni kur të shkoni në Dubai.
Mund të mbesim deri në mëngjes për të treguar atë që mund të gjeni në Global Village dhe kjo është vërtet shumë. Por, me AS Travel, ju premtojmë se do ta keni më të lehtë, duke u organizuar prej çmimeve të biletave e deri te përjetimi i secilit detaj të Global Village.
Dubai Parks & Resorts
Në Dubai Parks and Resorts nevojat e juaja të argëtimit janë të mbledhura të gjitha në një vend. Problemi i vetëm këtu është të zgjedhni atë që dëshironi të bëni. Ky projekt gjigant inkorporon “swag”-un e parqeve të klasit boëtror duke ofruar gjithçka për të gjithë – pavarësisht moshës.
Motiongate e ka pamjen e vet të produksioneve hollywoodiane me shëtitje të bazuara nëpër instalacione të filmave të famshëm blockbuster.
Bollywood Parks rigjallëron industrinë e famshme indiane, teksa Legoland Dubai dhe Legoland Waterpark u ofrojnë vizitorëve të rinj një paketë të plotë ditore të rrugëtimeve interaktive, rrëshqitjeve ujore dhe pishinave me valë.
Hapësira Riverland Dubai do të thotë se nuk ka nevojë që të largoheni pasi të jeni lodhur me shëtitjet nëpër parqet tjera, pasi që ofron argëtim të madh përgjatë mbrëmjes.
Atlantis Aquaventure
Parku ujor, i bazuar në Atlantis, The Palm, në Palm Jumeirah – ishullin e famshëm të krijuar nga dora e njeriut – është një vend mjaft “cool” për t’u relaksuar pas disa ditëve të ngarkuara me shoping dhe shëtitje. Aksioni rrëshqitës nëpër topoganët gjigant është i shkëlqyer dhe i klasit botëror, me Aquacondan që është topogani më i gjatë në botë.
Ekzistojnë edhe safarit nënujore duke shfrytëzuar helmetat Sea TREK, një hapësirë e dedikuar për të luajtur me ujë për fëmijë të vegjël dhe kur të jetë shpenzuar gjithë energjia, keni plazhin me rërë të bardhë të gjatë 700 metra për relaks.
Abu Dhabi City Tour
Me AS Travel do ta keni të lehtë të organizoni pushimin tuaj dhe të arrini të përjetoni gjithë magjinë, duke mos lënë asgjë prapa për t’u penduar.
Kështu është vizita në qytetin Abu Dhabi, ku keni një botë të tërë për të përjetuar.
Duke filluar nga xhamia e famshme Sheikh Zayed që është vërtet një ajkë arkitekturore e zonës ku do të përjetoni botën islame në tërësi.
Rrugëtimi vazhdon në ishujt YAS dhe Sadiyat që janë pjesë e eksperiencës së Abu Dhabi City Tour.
Emirates Palace është një pallat i stilit oriental, një magji e arkitekturës plot palma e drita, ku do të kompletoni imagjinatën tuaj më të bukur.
Ndërkaq, Ferrari World kompleton Abu Dhabi City Tour, ku do të gjeni gjithçka rreth brendit më të famshëm të automobilave të shpejtë e luksoz, ku mbizotëron vazhdimisht vetëm një gjë – adrenalina.
Me AS Travel mund t’i prekni të gjitha në Dubai, me paketën më atraktive turistike, ku asgjë s’mund t’iu mbetet pikë. Për më shumë kontaktoni në:
Nr. i tel: +38345245888
E-mail: info@astravel-club.com
Facebook: AS Travel
Instagram: AS Travel
Artikull i sponsoruar
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëParandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh
Partnerët më besnikë janë të lindur në tre shenja të zodiakut
Bukuroshja nga Egjipti i la të gjithë pa frymë: Ajo ka vitiligo, lupus dhe bukuri unike
FBI-ja shtron këtë enigmë për kandidatët për punë: A mund ta zgjidhni atë?
Të vetmet gjëra të cilat meshkujt i vërejnë gjatë seksit
Pse ka pasqyra në ashensorë? Arsyeja do t'ju habisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian