Me bllokimet e shkaktuara nga COVID-19 shumë qytete në botë kanë përfituar nga ky virus, sepse është kufizuar ndjeshëm lëvizja e lirë e qytetarëve.

Tashmë shumë qytete po fillojnë ti mbyllin rrugët që shfrytëzoheshin nga makinat dhe i shndërruan ato në rrugë  për biçikleta dhe duke zgjeruar trotuaret për të ndihmuar banorët të ruajnë distanca e rekomanduar nga autoritetet globale shëndetësore, transmeton Telegrafi.


http   cdn.cnn .com cnnnext dam assets 200507010753 02 coronavirus urban planning

Në Oakland, Kaliforni, pothuajse 10% e rrugëve kanë qenë të mbyllura, ndërsa Bogota, Kolumbia, ka hapur mbi 60 kilometra korsi të përkohshme për biçikleta.

Nju Jorku ka filluar të punojë në korsitë e personave me biçikleta dhe trotuare më të gjëra për këmbësorë.

http   cdn.cnn .com cnnnext dam assets 200507120138 01 shield bench

Inkurajimi i çiklizmit mund të zvogëlojë mbushjen e njerëzve në autobusë dhe metro, ku njerëzit mund të mbajnë distancë nga njëri-tjetri.

http   cdn.cnn .com cnnnext dam assets 200507120142 02 shield bench

Shumë qytete pritet të mos kthehen ashtu siç kanë qenë, mbase edhe më mirë, sepse më shumë nga kjo do të fitojë vetë natyra, sepse nëse ka më pak qarkullim të makinave, ambienti në qytet do të jetë shumë më i pastër.

Distanca do të respektohet në secilin qytet, parqet do të jenë më të frekuentuara, dhe numri i tyre pritet të rritet si pasojë e kërkesës se tyre të madhe për ti vizituar.

http   cdn.cnn .com cnnnext dam assets 200507120314 evolo epidemic babel

Tashmë nga shumë njerëz kjo pandemi po shihet si një katalizator për ndryshimet të mëdha që pritet të ndodhin pasi kjo të përfundojë. /Telegrafi/

http   cdn.cnn .com cnnnext dam assets 200507140931 02 gastro safe zone