Idriz Idrizi nga fshati Brod i komunës së Shtërpcës tash e dy ditë është duke kërkuar nga organet e drejtësisë që sa më shpejtë ta zbardhin rastin e djegies së veturës së tij në malet e Prevallës derisa ishte duke mbledhur boronica.
Idrizi, ka thënë për Telegrafin se vetura i është djegur nga disa persona të dyshuar që e kryenin të njëjtën punë në këto male.
“Kemi qenë në bjeshkën e Prevallës duke mbledhur boronica rreth orës 7:30 të mëngjesit të së mërkurës. Aty në atë vend kemi qenë disa dhjetëra persona apo qytetar me 9 vetura që e bëjnë të njëjtën punë. Kemi filluar me u shpërnda nëpër bjeshkë me mbledh boronica. Grupi i parë prej 10 personave që ka lëvizur diku 20 minuta para neve janë larguar rreth një kilometër nga ne. Kur ne jemi ngjitur bjeshkës përpjetë një person është nda prej tyre dhe ka ardhur bjeshkës te poshtë, mirëpo ka ikur diku rreth 200 deri 500 metra prej neve dhe ka shkuar te vendi ku kanë qenë veturat. Dyshoj se ai ia ka vënë flakën veturës sonë dhe ka ikur në drejtim të Prevallës”, ka thënë Idrizi. Ai ka thënë se organet e drejtësisë e kanë të lehtë ta gjejnë personin i cili kreu këtë vepër penale.
“Ne kemi vrapuar dhe jemi kthyer te vetura me qëllim që personin do ta kapim, por ai ka ikur. Personi ka pasur të veshur rroba me ngjyrë të zezë dhe me një kapel ngjyre të zezë në kokë. Rastin e kemi lajmëruar në stacionin e policisë në rajonin e Prizrenit, prandaj kërkojmë drejtësi dhe zbardhje të rastit sa më shpejtë”, ka kërkuar Idrizi.
Telegrafi, ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë në rajonin e Prizrenit Shaqir Bytyqi, i cili ka thënë se po punohet në këtë drejtim.
“E kemi pranuar ankesën lidhur me këtë rast, pastaj ekipet e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë parë veturën që është djegur. Ndërkohë jemi duke i vazhduar hetimet lidhur me këtë rast. Por, deri më tash nuk ka të arrestuar”, ka thënë Bytyqi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump e quan fitoren e konservatorëve "një ditë e madhe për Gjermaninë"

Martohet për herë të dytë Fero

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Liderja e AfD-së deklarohet pas publikimit të Exit Poll

"Të duan të gjithë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës" - mesazhi për Gjestin shoqërohet me duartrokitje në Big Brother

Roth reagon pas humbjes së SPD-së: Kjo dhemb, shqetësuese rritja e populizmit kombëtar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë