LAJMI I FUNDIT:

Qytetari ankohet se vajza e tij u la në inkubator pa ngrohje në QKUK, drejtoresha e klinikës: Nuk jemi në dijeni

Qytetari ankohet se vajza e tij u la në inkubator pa ngrohje në QKUK, drejtoresha e klinikës: Nuk jemi në dijeni

Qytetari Përparim Klinaku është ankuar për një rast që i ka ndodhur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Në një postim në Facebook, Klinaku ka thënë se vajza e tij pesë ditëshe, e cila po trajtohet në Klinikën e Neonatologjisë, është lënë për gati dy orë në inkubator pa ngrohje. Dhe për këtë ai ka fajësuar stafin përgjegjës duke thënë se e kanë neglizhuar rastin.


“Deri kur duhet me pritë që punëtorët që paguhen nga taksat tona t’i dalin zot punës së tyre?! Apo duhet të ndodhë tragjedia që të vetëdijesoheni?!”, ka shkruar Kinaku.

“Kjo foshnje që shihni në këtë fotografi është vajza ime (5 ditëshe), e cila sot në QKUK-Repartin e Neonatologjisë, gati dy orë ka qëndruar në këtë inkubator pa nxemje, për shkak të neglizhencës së stafit përgjegjës”.

Telegrafi ka kontaktuar me Hajrije Ismailin – drejtoreshë në Klinikën e Neonatologjisë, e cila ka thënë se nuk janë në dijeni për rastin.

“Në raportimet ditore në mbledhjet e kolegjiumit profesional dhe në listat kontrolluese të pajisjeve nuk ka pasur evidencë të mosfunksionimit të inkubatorëve. Nuk jemi në dijeni për këtë ngjarje. Tani më është përcjell linku nga zyra e mediave pranë SHSKUK-së”, ka deklaruar Ismaili.

Aktualisht në klinikë ka thënë se pajisjet janë funksionale dhe në rast të mosfunksionimit të tyre, me t’u evidentuar bëhet menjëherë  zëvendësimi.

“Kam kërkuar nga i gjithë personeli për të shmangur çdo paqartësi dhe keqkuptim nga njëra anë dhe duke dashur të adresohet çdo përgjegjësi potenciale, shumë shpejt të bëhet deklaratë me shkrim për këtë situatë”, ka përfunduar ajo./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Kalo në kategori