Ngritja e çmimeve të produkteve elementare ka bërë që qytetarët të ankohen duke thënë se janë çmime të papërballushme dhe e gjithë kjo po bëhet për shkak të tregtarëve që bëjnë “dallavere”, dhe mungesës së inspektimit nga institucionet.
Ata kërkojnë edhe ndërhyrjen e Qeverisë, e cila thonë se duhet të marrë masa sikur qeveritë në rajon.
Qytetarët thonë se ngritja e çmimeve po e bën jetën më të vështirë, pasi që edhe pagat janë të vogla.
Zymer Maxharri ka thënë se rritja e çmimeve që është bërë është më tepër prej faktorit njeri të cilët presin mundësinë për të bërë dallavere.
“Rritjen e çmimeve më tepër është faktori njeri sesa faktori global. Globaliteti i lëviz senet, po ky i yni i sakaton senet…Qeveria duhet të ndërhyjë, por prapë fiton tregtari që po na bënë dallavere… ne ende nuk kemi vetëdije të plotë, na veç jemi me mashtrime, e kemi merak, e ato duhet t’i largojmë, duhet të vetëdijesohet njeriu. Kur vetëdijesohet, edhe nëse luan çmimi, luan 20, 30 % e jo 150%”, tha ai.
Po ashtu edhe Nezir Neziri tha që me rritjen e çmimeve duhet të rritet edhe paga.
“Me rritjen e çmimeve, mendoj që duhet të bëhet edhe rritja e pagave, sado kudo që të zbutet, përndryshe nuk është në rregull… Qeveria duhet së pari të shikoje se sa është rroga minimale, të ardhurat minimale, të shikojë aty sepse e gjithë brenga e popullatës është në atë pikë. Nëse bëhet rritja jo maksimale por afërsisht sa i plotëson kushtet minimale atëherë është në rregull… Si kam dëgjuar Qeveria ka rezerva për një jave që është qesharake, mendoj që aty duhet t’i kushtohet një rëndësi e madhe, pasi që rezervat shtetërore janë mbijetesë për çdo rast eventual e fatkeqësive të tjera”, tha ai.
Ai ka thënë që ka shumë produkte të cilat janë të pakontrolluara.
“Shoh në vetëshërbime që ka sidomos prodhime të Serbisë, të cilat janë të pakontrolluara dhe si të tilla, ata janë munduar që në luftë të na mbysin, e tani me anë të ushqimeve po na helmojnë”, tha ai.
Gëzim Domgjoni tha që nuk kanë njohuri të mjaftueshme për këtë që është duke ndodhur, pasi që nuk po na infromojnë ashtu siç duhet.
“Keq që nuk po dimë ende se çfarë po bëhet së pari me ngritjen e çmimeve dhe për çfarë arsye po rriten, sepse jemi edhe pak të paedukuar në aspektin pse ngritën çmimet, jemi të painformuar dhe praktikisht heshtja e politikaneve nuk është e mirë, pasi që neve na dëmton në çdo aspekt..3:43 Qeveritarët duhet të na tregojnë neve se çfarë hapa duhet ndërmarrë që çmimet mos të na prek në atë mënyrë efektive, që ne mos me pas zgjidhje tjetër, përveç me ble me çmimet më të lira”, tha ai.
“Ngritja e çmimeve nuk është e mirë askund në botë, e as te ne. Por te ne është pak me e vështirë sepse kushtet i kemi më të dobëta, papunësi e madhe dhe kështu ndikon… Inspektimet duhen të shtohen gjithqysh se momentet e fundit ne i pamë sesa i kanë shtrenjtuar produktet”, tha ai.
Arben Bulliqi tha se standardi jetësor është shumë i vogël për ngritjen e çmimeve.
“Standardi në Kosovë është shumë i ulët për ngritjen e çmimeve..Rrogat janë shumë të ulëta dhe është e papërballueshme kjo kosto e çmimeve për ne si popull në përgjithësi”, tha ai.
Ndërsa Drite Prelaj tha se qeveritë nuk janë duke ndërhyrë aq sa duhet.
“Duhet të ndërhyjë por qeveritë tona s’është që ndërhyjnë në shumë gjëra, dhe kjo është në dëmin e popullit..8:18 Qeveria duhet të ulë taksat, të kujdeset për çmimet që rriten kështu kot”, tha ajo.
Përndryshe, Qeveria e Kosovës deri tash ka marrë vendim me të cilin fëmijët, studentët, invalidët e luftës, invalidët e punës dhe pensionistët, lirohen për 50 përqind në transportin ndërurban, gjë që po kundërshtohet nga operatorët e transportit rrugor të udhëtarëve.
Kurse, Shqipëria ka prezantuar “Paketën e rezistencës sociale”, me të cilën do të ketë kompensim me lekë në dorë për rritjen e çmimeve të shportës për gati 500 mijë qytetarë për përballimin e situatës nga efektet e krizës ndërkombëtare të prodhuar nga lufta në Ukrainë.
Kryeministri Edi Rama tha se paketa kompenson rritjen e çmimeve të shportës për pensionistët sipas kategorive të përcaktuara, familjet në skemën e ndihmës ekonomike, personat me aftësi të kufizuar; ofron mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla, si dhe financon mburojën e çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë dhe bizneset e vogla.
Qeveria do të japë 3 mijë lekë, për 3 muaj rresht për pensionistët që marrin më pak sesa gjysma e pagës minimale, pensionistët e invaliditetit, pensionistët që jetojnë vetëm, personat me aftësi të kufizuar, paraplegjikë, tetraplegjikë apo të verbër, si dhe të gjitha familjet që janë aktualisht në skemën e ndihmës ekonomike.
Po ashtu qeveria do të derdhë menjëherë 3.6 miliardë lekë ose 36 milionë dollarë për të indeksuar pensionet. Kjo masë do të reflektohet që në pensionin e radhës së 673.542 pensionistëve.
Kryeministri vuri në dukje se po ashtu janë pezulluar të gjitha tenderët për blerje pajisjesh dhe janë bllokuar disa investime.
“Të gjithë funksionarët e shtetit do të paguajnë nga xhepi i tyre mbi 50 % të shpenzimeve për naftë“, tha Rama.
Nga ana tjetër do të ketë mbështetje për fermerët me naftë pa taksa. Mbështetja sipas Ramës, do të shkojë në 1.4 miliardë lekë ose 14 milionë dollarë, me një shtesë plus prej 5 milionë dollarë, e cila do të derdhet menjëherë.
Rama tha se do të ofrohet me 2 muaj futja në fuqi e ligjit për zerimin e taksës për pagat deri në 40 mijë lekë dhe përgjysmimin e taksës mbi pagat deri në 50 mijë lekë, si dhe uljen e taksës mbi pagat nga 150 deri në 200 mijë, që do të thotë, 56% e atyre që në Shqipëri jetojnë me punë dhe paguhen me pagë, paguajnë 0 taksë mbi pagën.
Po ashtu nga 1 prilli do të hyjë në fuqi ligji për pagën minimale, e cila do bëhet 32 mijë lekë.
Rama tha se qeveria vendos menjëherë të shtojë 20 miliardë të tjera, 200 milionë dollarë, në financimin e mburojës së çmimit të energjisë elektrike për familjet dhe bizneset e vogla.
Ndërkaq, Maqedonia hoqi TVSH-në nga të gjitha ushqimet, ngriu fitimin për bukën dhe një seri produktesh të tjera, për një afat të caktuar. Caktoi një bonus për të mbrojtur çdo qytetarë nga ky ngritja e çmimeve. Masa në mbrotjëse ka prezantuar edhe Kroacia. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
PostCHAT ju pret!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje