Qytetarët të cilët kanë udhëtuar sot (e mërkurë) nga Kosova në drejtim të Serbisë dhe anasjelltas përmes vendkalimit kufirit të Jarinjës, janë shprehur të lumtur me hapjen e kësaj pike kufitare. Ndërsa, policia vlerëson se situata e sigurisë në veri është e qetë, por delikate.
Disa prej tyre kanë thënë se nuk dëshirojnë që kurrë më të mos përsëriten ngjarje të tilla sikur sulmi 24 shtatorit në Banjskë.
Angjelko Llesheviq nga Leshaku, tha se është shumë i lumtur për hapjen e Jarinjës, pasi 25 ditë ka jetuar siç u shpreh, si ‘në burg”.
Ai dëshiron që situata të tilla dhe mbyllje të kufijve të mos ndodhin kurrë për askënd, pavarësisht nacionalitetit, por që qytetarët të jetojnë mirë dhe të lëvizin të lirë.
“Qysh nuk jam i lumtur kur kam qenë në ‘burg’ 25 ditë, një muaj gati, nuk kam mundur të dalë, nuk kemi mundur të dalim. Në fakt kemi mundur të dalim, por pastaj të kthehemi në shtëpi jo… Që kurrë më të mos ndodhë kjo, as neve dhe as shqiptarëve. Askujt, askujt, pavarësisht nacionalitetit, por të jetojmë mirë, së bashku dhe të lëvizim të lirë”, ka thënë Llesheviq.
Samir Demiroviq nga Tutini, u shpreh po ashtu i lumtur për hapjen e kufirit, duke thënë se gjatë kalimit në kufi gjithçka ka shkuar shpejtë dhe në mënyrë efikase.
Ai ka apeluar tek politikanët që të mendojnë më shumë për interesin e popullit, sepse qytetarët vërtetë duan të jetojnë në paqe dhe pa konflikte.
“Më vjen jashtëzakonisht mirë që është hapur kalimi dhe që njerëzit të udhëtojnë, punojnë normalisht, dhe të jetojmë një jetë të cilën e kemi… Kam kaluar kufirin normalisht sikur më parë, gjithçka ka shkuar në mënyrë efikase, shpejt… Më shumë të mendojnë për popullin (politikanët v.j.) i cili dëshiron të jetojë një periudhë pa konflikte artificiale, pa fjalë të mëdha dhe të tepruara… sepse ne vërtetë duam të jetojmë në paqe njëri me tjetrin dhe jo assesi njëri pranë tjetrit’, theksoi Demiroviq.
Në anën tjetër, U. D i drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka bërë të ditur se situata e sigurisë në veri është e qetë, por delikate.
Sipas tij, pas hapjes së kufirit të Jarinjës, gjithçka është duke shkuar në rregull dhe nuk ka ndonjë problem.
Ai tha se pjesëtarët e policisë edhe sot janë duke zhvilluar aktivitetet e tyre në ruajtje të rendit dhe qetësisë publike, pa precizuar nëse po bastisen lokacione të caktuara në veri.
“Situata e sigurisë në veriun e Kosovës është e qetë, duke pasur parasysh zhvillimet prej rastit të Banjskës e deri sot është edhe delikate, mirëpo nuk kemi ndonjë problem që vlen të theksohet. Sot po ashtu është hapur pika kufitare në Jarinje, në hyrje nga ana e Serbisë në drejtim të Kosovës, dhe deri në këtë moment nuk kemi ndonjë problem… Edhe sot kemi aktivitete të përditshme të policisë, të cilat janë në kuadër të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike, por nuk kemi diçka të jashtëzakonshme për me theksu”, theksoi Elshani.
Ndërsa, pika kufitare në Bërnjak ishte hapur më 9 tetor.
Mbyllja e vendkalimeve kufitare me Serbinë në Jarinje dhe Bërnjak ishte bërë nga data 24 shtator, pas sulmeve terroriste në Banjskë të Zveçanit. /Kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ndërmarrjet komunale në RMV kanë borxhe milionëshe, në mënyrë joligjore kanë blerë rrymë të shtrenjtë
DnV: Incidenti në Skenderaj cenon garën zgjedhore dhe lirinë e grumbullimit
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
Çfarë fsheh aksidenti në Çubrel ku vdiqën tre persona? Ekspertët kërkojnë hetime të thella dhe përgjegjësi
I mituri rrëfen ngacmimin seksual nga 45-vjeçari: Më ka thënë hajde me mua, do të jap para, do të çoj këtu...
Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona
IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës