“Ne kur kemi ardhur në Bllacë jemi mërzitë shumë me fëmijë e burrë, nuk kemi qenë në dijeni se ku janë shkua familja. Populli në përgjithësi ka heq keq, e këtu më kujtohet ky lum, sepse kishim frikë se po na bie ndonjë fëmijë e na mbytet”, rrëfen mes lotëve Nazife Grajqevci, e cila e kishte përjetuar dëbimin me dhunë me tren nga forcat serbe.
Në 24-vjetorin e eksodit të shqiptarëve të Kosovës në Bllacë, Nazife Grajqevci tregon se vuajtjet që janë ballafaquar në momentin kur janë marrë nga forcat serbe, derisa thotë se lutja e vetme që kishte gjatë gjithë kohës ishte të mbijetojë i gjithë populli shqiptar.
Mes tjerash, ajo përmend edhe disa nga momentet më të vështira që kanë përjetuar gjatë qëndrimit në Bllacë.
“Ne kur kemi ardhur në Bllacë jemi mërzitur shumë me fëmijë e burrë, nuk kemi qenë në dijeni se ku janë shku familja, populli në përgjithësi ka hekë keq. Këtu më kujtohet ky lum sepse kishim frikë se po na bie ndonjë fëmijë e na mbytet. Momenti më i rëndë ka qenë kur jemi ardhur këtu me tren, kemi zbritur dhe nuk kemi pas ku të qëndrojmë, me disa najllona e më patën ardhur disa fëmijë të dikujt tjetër që nuk e di të kujt kanë qenë. I kam shti brenda dhe i kam vesh, sepse kanë qenë pa rroba e pa mbathje dhe ju kam dhënë tesha dhe bukë. Ata fëmijë kanë shku më pas të prindërit e tyre, mërzi të madhe kemi pas i gjithë populli… Jam lutë të mbijetojë i gjithë populli sepse gjendja ka qenë shumë e vështirë”, tha Grajqevci.
E fotografia e nënës nga Kosova me foshnjën në duar, e shkrepur në vitin 1999 gjatë rrugëtimit të kolonave me njerëz drejt kampit të Bllacës në luftën e Kosovës, u shndërrua në simbol të luftës dhe sakrificës.
Në 24-vjetorin e eksodit të shqiptarëve të Kosovës, Sherife Luta ka treguar vuajtjet e refugjatëve kosovarë, derisa thekson se momenti më i vështirë ka qenë t’i kthehet shpina atdheut.
“E kemi përjetuar shumë rëndë, e kemi pas shumë vështirë, kemi pas një udhëtim shumë të gjatë me vajzën në krah, e lodhur, shumë e rëndë ka qenë për të gjithë…Unë kam qenë me vajzën e në ndihmë kam pas babën, vjehrrën dhe kunatën, sepse burri ka qenë në luftë…Shumë e rëndë ka qenë, sepse gjatë gjithë kohës pas udhëtimit e kam pas vajzën në gji, nuk kemi pas me ngrenë diçka, tërë kohës duke ecur, rrugë e gjatë…Momenti më i vështirë ka qenë kur ja kam kthyer shpinën Kosovës dhe momenti tjetër më i rëndë ka qenë kur jemi nda me burrin, burri është ndal në luftë e ne kemi marrë rrugë. Ndërsa, momenti më i mirë ka qenë kur kemi marr kthimin për në Kosovë”, tha Luta.
Familjarja, Lumnije Krelani e cila në atë kohë ishte vetëm 19 vjeç, kujton ditën kur forcat serbe i larguan me dhunë nga Kosova.
Krelani derisa tregon vuajtjet që ka përjetuar në atë kohë, thotë se ende i ka të freskëta kujtimet e asaj dite.
“E kam përjetuar shumë rendë sepse jemi ardhur prej një lufte të madhe që atë ditë i kanë vra gjithë fshatin dhe pasi i kanë vra të gjithë ne nuk kemi ditur asgjë për familjarët. Na kanë vendos me dhunë në këta trena dhe me e keqja që kam përjetuar është kur serbët na tregonin tre gishtat e ne tu e lëshuar Kosovën. Na u ndalke edhe fryma, e shikonim Kosovën si për herë të fundit dhe nuk kemi qenë në dijeni nëse do kthehemi sërish. Ka qenë një tmerr, për familjarë nuk kemi ditë asgjë”, rrëfen Krelani.
Edhe qytetari tjetër, Hysen Grajqevci, i cili e ka përjetuar nga afër Bllacën e vitit 1999-të thotë se momenti më i rëndë ka qenë kur fëmijët janë ndarë prej familjeve e prindërve.
Pas shumë vuajtjeve që kanë kaluar, Grajqevci thekson solidaritetin që kishte populli shqiptar, porse shprehet i mërzitur që tash pas 24 viteve mungon zemërgjerësia e shqiptarëve që kishin ndër vite.
“Këtu ka qenë një katastrofë, nuk mund t’i përshkruaj gjithë atë popullatë, nuk mund t’i përshkruaj fëmijët të cilët ishin të ndarë prej familjeve e prindërve. Mandej, dhimbja ishte shumë e madhe sepse nuk kishte strehim, jemi dalë dhunshëm pa bukë, ujë e pa ditë ku janë fëmijët e familjet. Dhe me e keqja këtu se ikëm nga një okupator i cili na ndiqte në çdo hap dhe erdhëm këtu ku gjetëm një okupator tjetër, sepse këtu u ndanë më së shumti familjet mes vete. Aty është pa edhe solidariteti i popullit tonë, dhe më vjen keq që pas 24-vjeteve nuk është më ai solidaritet të cilin ishte në ato vite, sikur u harrua, kjo është e dhimbshme, pra, harresa “, tha Grajqevci.
Po ashtu, me rastin e 24 vjetorit të çlirimit dhe 60 vjetorin e fillimit të fotografisë të Asllan Krasniqit, ka nxjerrë nga arkivi i tij për herë të parë pas 24 viteve, dhe ka hapur ekspozitën me 24 fotografi të “Eksodit’99 në Bllacë, Stankoc dhe Çegran”.
Krasniqi tregon sa rëndë e ka përjetuar momentin e shkrepjes së fotove të nxjerrë nga arkivi pas 24 viteve.
“Këto fotografi janë bërë në vitin 1999-të në Bllacë, por jashtë Kosovës, në kufi të Maqedonisë. E kam përjetuar shumë keq, shumë dhimbje e emocione dhe kam akoma sot e sa herë të përmendet. Vetëm t’i shohësh fotografitë me këto fytyra se sa kanë vuajtur duke prit në autobus, mjafton…Në përgjithësi më prekin të gjitha fotografitë, ku shihet shpresa, i moshuari që ka qenë 101 vjeçare e të gjitha janë të prekshme”, tha Krasniqi.
24 vjet më parë në Kosovë u vendosën rreth 50 mijë ushtarë të NATO-s, duke i dhënë fund luftës në Kosovë. Trupat paqeruajtëse të NATO-s hyn në Kosovë pas fushatës 78-ditore ajrore të Aleancës së Veri-Atlantikut kundër caqeve serbe.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rohde vlerëson progresin e Kosovës në luftën kundër korrupsionit: Vazhdoni me këtë trend pozitiv
Qeveria e RMV-së do të subvencionojë qytetarët e grupeve vulnerabël me nga 1.000 denarë
Shefi i Zyrës së BE: Qeveria e re duhet të përmbushë pritshmëritë e popullit për BE-në
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht