LAJMI I FUNDIT:

Quni: Menaxhimi i situatës provë se FSK-ja duhet të jetë pjesë e NATO-s

Quni: Menaxhimi i situatës provë se FSK-ja duhet të jetë pjesë e NATO-s

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni,  ka deklaruar se menaxhimi me sukses i kësaj situate është edhe një provë konkrete se FSK-ja dhe Kosova po tregojnë pjekurinë e duhur institucionale dhe shtetërore që të jenë pjesë e NATO-s.

Me qëllim të informimit nga afër me nivelin e gatishmërisë operacionale të njësiteve të angazhuara të FSK-së, pas situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, ministri Quni vizitoi sot regjimentin e parë të Forcave Tokësore në Gjilan.


Sipas komunikatës të Ministrisë, ministri Quni, gjatë vizitës u shoqërua nga stafi i tij dhe nga komandanti i KFT-së, gjeneral brigade Fadil Hadergjonaj.

Ministri Quni, me këtë rast, shprehu vlerësimin e lartë dhe inkurajoi pjesëtarët e Regjimentit për përgatitjet e duhura, motivin dhe moralin e lartë të dëshmuar si gjithmonë në mbështetjen e plotë ushtarake të autoriteteve civile dhe qytetarëve tanë në përballje me sfidën aktuale që po kalojmë.

“Në këto rrethana të jashtëzakonshme, ku është me rëndësi jetike shëndeti i pjesëtarëve dhe i qytetarëve tanë, ministri Anton Quni, theksoi domosdoshmërinë që FSK-ja, të jetë e gatshme t’ju shërbejë të gjithë qytetarëve pa dallime etnike dhe gjithnjë në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me KFOR-in. N

dërsa, ministrin Quni, me planin e gatishmërisë, nivelin e koordinimit me komandën superiore, veprimet e deritashme, si dhe nivelin e gatishmërisë së kapaciteteve njerëzore specialistike, materiale, teknike dhe mbështetjes logjistike të regjimentit përkatës e njoftoi zëvendës komandanti i Regjimentit të parë, major Kadri Berisha. Menaxhimi me sukses i kësaj situate është edhe një provë konkrete se FSK-ja dhe Kosova po tregojnë pjekurinë e duhur institucionale dhe shtetërore që të jenë pjesë e NATO-s”, thuhet në komunikatë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori