LAJMI I FUNDIT:

BE qorton Facebook dhe Twitter

BE qorton Facebook dhe Twitter

BE i ka kritikuar ashpër rrjetet sociale Facebook dhe twitter: sipas Komisionit të BE ato nuk i respektojnë sa duhet ligjet për mbrojtjen e të dhënave të konsumatorëve në Evropë.

Në një kohë kur Google i ka përshtatur rregullat e platformës së saj Google plus në një masë të konsiderueshme me kërkesat e Komisionit, Facebook dhe veçanërisht Twitter nuk kanë vepruar kështu. Pika shumë të rëndësishme ata i kanë marrë parasysh vetëm pjesërisht, bëri të ditur Komisioni Evropian. Veçanërisht janë procedurat për bllokimin e përmbajtjeve dhe të llogarive të përdoruesve ku ndeshen problemet më të mëdha, shkruan DW.


Komisarja për Drejtësinë e BE, Vera Jourova deklaroi se propozimet e paraqitura deri tani nga këto sipërmarrje janë të pamjaftueshme.

“Mbrojtja e konsumatorëve në BE duhet respektuar. Nëse sipërmarrjet nuk i përmbahen kësaj, ato duhet të mbulohen me gjoba”, tha Jourova.

Këtyre sipërmarrjeve u qe kërkuar që në nëntor 2016 që ta përshtasin mbrojtjen e tyre për konsumatorët me rregullat e BE. Sipas vlerësimit të Komisionit, Twitteri vazhdon t’i ndryshojë kushtet e përgjithshme tregtare pa i informuar për to përdoruesit.

Përdoruesit e Twitterit dhe të Facebookut veç kësaj nuk informohen në kohën e duhur dhe jo mjaftueshëm për fshirjet që i kërcënojnë të përmbajtjeve të dyshuara si ilegale, kritikoi Komisioni.

Edhe për mundësinë që të paraqitet ankesë kundër fshirjeve që priten ose që kanë ndodhur nuk jepet informacion i mjaftueshëm. Një zëdhënëse e Facebookut deklaroi në lidhje me kritikat se këtë vit janë parashikuar ndryshime. Këtu bën pjesë p.sh. mundësia për t’i informuar përdoruesit më mirë për fshirjen e përmbajtjeve.

Jourova tha më tej se rrjetet sociale i përdorin si platforma publicitare dhe tregtare dhe ato duhet t’u përmbahen nga ky shkak rregullave të mbrojtjes së konsumatorëve.

Kërkesa qendrore të Komisionit të BE ishin p.sh. një e drejtë tërheqjeje në blerjet në internet dhe kompetenca e gjykatave evropiane, që të ngrenë padi mbi bazën e së drejtës nacionale. Më parë, Google, Facebook dhe Twitter parashikonin që në rast konflikti, ai të zgjidhej mbi bazën e ligjeve të Kalifornisë, sepse atje e kanë qendrën këto firma. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Teknologji
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Teknologji
Kompania mëmë e Google, Alphabet, arrin vlerën e 2 trilionë dollarëve

Kompania mëmë e Google, Alphabet, arrin vlerën e 2 trilionë dollarëve

Teknologji
“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

Teknologji
Kalo në kategori