LAJMI I FUNDIT:

QKUK-ja reagon për videon e të moshuarit në Emergjencë: Do të marrim masat e nevojshme

QKUK-ja reagon për videon e të moshuarit në Emergjencë: Do të marrim masat e nevojshme

Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ka reaguar për videot e sotme të publikuara në rrjete sociale, ku shihej një i moshuar që ishte në gjendje të rëndë shëndetësore në Emergjencën e Prishtinës.

Në një video që po qarkullonte në rrjete sociale, një i moshuar shihet në një nga hollet e Emergjencës në QKUK, në gjende të rëndë shëndetësore, përderisa është xhiruar nga një qytetar që po shoqëronte një familjar të tij të sëmurë. Dëshmitari pretendonte se mjekët nuk ia kishin ofruar tretmanin e nevojshëm këtij pacienti.

Por, në reagimin e QKUK-së dërguar mediave thuhet se për këtë rast do të merren masat e nevojshme.


“Zyra e drejtorit të përgjithshëm e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, në lidhje me videon e postuar, shpjegon se ambienti i Klinikës Emergjente, përfshirë edhe koridoret, janë të monitoruara 24 orë nga kamerat monitoruese. Do të bëhet analizë e detajuar e incizimeve dhe nëse vërtetohet se qytetari nuk ka marrë shërbimin e duhur, do të ndërmerren masat e nevojshme”, thuhet në reagimin e QKUK-së.

Ndryshe, Milazim Havolli që kishte xhiruar këtë video, në një prononcim për Telegrafin, thotë se mjekët “e kanë kontrolluar, dhe pastaj e kanë lënë në koridor”.

Ai thotë se rasti ka ndodhur mbrëmë, ky i moshuari sipas tij ka qëndruar në Emergjencë nga ora 22:00, deri në mëngjes.

Një qytetar publikon pamjet, thotë se i moshuari nuk mori për orë të tëra trajtimin në Emergjencën e QKUK-së (Video)
Lexo po ashtu Një qytetar publikon pamjet, thotë se i moshuari nuk mori për orë të tëra trajtimin në Emergjencën e QKUK-së (Video)

“Rasti ka ndodhur mbrëmë në Emergjencë të Prishtinës. Nga ora 22 ka qëndruar aty deri sot në ora 9 e mëngjesit. Mjekët veç sa e kanë kontrolluar e mjeku e ka lënë në koridor”, ka thënë fillimisht Havolli.

Sipas qytetarit që e ka shpërndarë këtë video, ai është dërguar në një spital tjetër sot në mëngjes.

Derisa thotë se nuk ka mundur të diskutojë me të moshuarin, Havolli tregon se nga stafi i Emergjencës i kanë larguar nga ky holl.

“Sot në ora 9 të mëngjesit e ka marr një motër e ka çuar në spital tjetër. Po kam tentu me fol me të por nuk pata shumë mundësi sepse na kan qit jasht nuk na lejonin, i moshuari ka qëndruar në koridor”, ka thënë Havolli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“A do ta respektoni ligjin që e keni hartuar vetë”, “Mos i ngatërro gjërat, shpallja e rezultateve dhe certifikimi janë procese të ndara” përplasje mes Bajramit dhe Haxhiut

“A do ta respektoni ligjin që e keni hartuar vetë”, “Mos i ngatërro gjërat, shpallja e rezultateve dhe certifikimi janë procese të ndara” përplasje mes Bajramit dhe Haxhiut

Lajme
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Ora dore, unazë e para të gatshme - vjedhje e rëndë në Zllatar të Prishtinës

Ora dore, unazë e para të gatshme - vjedhje e rëndë në Zllatar të Prishtinës

Kronika e Zezë
Kalo në kategori