Me qindra mijëra tifozë të Liverpoolit u rreshtuan në rrugët e qytetit për të parë paradën e klubit pasi u shpallën kampionë të Ligës Premier. 

Një ditë pasi Liverpooli e mori në duar trofeun pas barazimit 1-1 ndaj Crystal Palace, një det i kuq e dominoi qytetin, teksa ekipi i Arne Slot e festoi triumfin e tyre në elitën e futbollit anglez. 


Një numër i madh njerëzish u panë rreth qendrës së qytetit të gjithë duke festuar me flamuj në dorë. 

Liverpooli e kishte siguruar titullin muajin e kaluar, duke përfunduar me një diferencë prej 10 pikës me vendin e dytë Arsenalin. 

Për më shumë, ata rinovuan kontratat e Virgil Van Dijk dhe Mohamed Salah, pavarësisht largimit të Trent Alexander-Arnold. 

Teksa festa e titullit e Liverpoolit po vazhdon, lojtarët do të kenë një pushim të shkurtër veror, para se të rikthehen në parasezon. 

Kujtojmë se drejtuesit e klubit tashmë kanë filluar të bëjnë lëvizjet e para për sezonin e ardhshëm, me Jeremie Frimpong që raportohet se do jetë transferimi i parë. 

Frimpong nuk pritet të jetë transferimi i vetëm nga Liverpooli, pasi ata janë në bisedime edhe për transferimin e Florian Wirtz dhe Milos Kerkez./Telegrafi/ 

telegrafi sport app