LAJMI I FUNDIT:

​Qeverisë Kurti i kërkohet zgjidhje kreative për Asociacionin

​Qeverisë Kurti i kërkohet zgjidhje kreative për Asociacionin

Refuzimi i tërësishëm i themelimit të Asociacionit të komunave serbe në Kosovë nuk po konsiderohet veprim i zgjuar për vendin. Njohësit e procesit të dialogut Kosovë-Serbi, kërkojnë nga Qeveria Kurti të gjejë një zgjidhje kreative, në përputhje me Kushtetutën për të propozuar themelimin e tij. Në këtë mënyrë, sipas tyre, presioni bie mbi palën serbe dhe zgjidhet ngërçi i dialogut, pasi siç thonë, Serbisë po i leverdisë zvarritja e këtij procesi.

Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) thotë se vendi duhet të jetë i gatshëm për formimin e Asociacionit.


Vetëm në këtë formë, ajo thotë se do të shpërfaqet fakti se Serbia është ajo që nuk po dëshiron Asociacion në bazë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Duhet parë se si të ecet përpara në këtë drejtim. Asociacioni patjetër duhet të jetë në bazë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, kreativiteti përtej asaj që është kërkuar nga Kosova, është të dilet përtej këtij aktgjykimi. Por duhet të parë, qoftë edhe në marrëveshjet e arritura, por edhe në marrëveshjen finale, nuk është vetëm Kosova që s’ka dashur të përmbush obligimin e saj për Asociacionin, por është Serbia që nuk e dëshiron një Asociacion në bazë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Këtu do të jetë ajo, insistimi i Kosovës, që vendi është i gatshëm për Asociacionin në bazë të Kushtetutës, por është Serbia ajo që s’është e gatshme ta bëjë. Topi, apo presioni, të jetë mbi Serbinë dhe jo Kosovën”, thotë Krasniqi.

Veprim të njëjtë po kërkon edhe drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha, i cili thotë se duhet të gjendet një lloj mesi, ndërmjet qëndrimit të Kosovës dhe palës serbe për themelimin e Asociacionit.

E rëndësishme, sipas tij është që në bazë të propozimit të Kosovës, “topi” t’i hidhet palës serbe, pastaj të jetë në drejtën e saj të pranojë apo jo.

“Ndërmjet këtyre dy ekstreme, besoj se mund të gjendet një mes. Barra për gjetjen e këtij mesi, për momentin i takon Kosovës. Pasi ne kemi marrë përsipër një obligim ndërkombëtar, i cili është krijimi i Asociacionit… Duhet të propozojnë një model të Asociacionit në mes të një Asociacioni me kompetenca të plota siç është paraparë në Bruksel dhe të një OJQ-së. Pra ndërmjet të qenit OJQ dhe Asociacion me kompetenca ekzekutive, ekziston një mes të cilin duhet ta propozojnë institucionet e Kosovës në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Këtu e kemi barrën ne të bëjmë këtë propozim, pastaj mund edhe mos t’i pëlqej Serbisë, është në të drejtën e saj mos të pajtohet. Por topi duhet të hidhet në anën tjetër. Ne duhet të bëjmë këtë propozim në përputhje me marrëveshjen e Brukselit dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, deklaron Shasha.

Kreativitet nga qeveria po kërkon edhe njohësi i integrimeve evropiane, Besnik Vasolli, i cili sugjeron të krijohet edhe një mekanizëm i brendshëm i konsultimit të partive politike për propozimin e një zgjidhjeje për Asociacionin.

“Duhet të jemi kreativë dhe të mundohemi të gjejmë zgjidhje që mos të ndalet dialogu. Mirëpo, në asnjë moment duke e cenuar sovranitetin, apo stabilitetin e vendit tonë. Nuk është në interes as tonin, as të miqve tanë ndërkombëtarë që ta bëjnë një Kosovë jofunksionale. Por në anën tjetër, edhe ne si Kosovë duhet ta krijojmë një mekanizëm të brendshëm të konsultimit pak më të gjerë të partive politike për të parë se a ka një alternativë tjetër që mundemi të propozojmë. Në këtë mënyrë të zhbllokohet dialogu dhe ta nxjerrim nga kjo gjendje që është”, thotë ai.

Prej rifillimit të dialogut, Serbia është duke insistuar për diskutimin e temës së themelimit të Asociacionit të komunave serbe në Kosovë, por kryeministri Kurti si alternativë të tij ka propozuar themelimin e një Këshilli Nacional të Pakicave, e cila është refuzuar nga pala serbe.

Kreu qeveritar më herët ka deklaruar se Asociacion një etnik nuk mund të ketë në Kosovë./kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori