LAJMI I FUNDIT:

Qeveria voton kandidatët për kryetar dhe anëtarë të bordit të OShP-së

Qeveria voton kandidatët për kryetar dhe anëtarë të bordit të OShP-së

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar propozim-vendimin ku i ka propozuar Kuvendit të Kosovës kandidatët për kryetar dhe anëtarë të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP).

Kryeministri Albin Kurti bëri të ditur se komisioni ka deklaruar se është tejet i pakënaqur me kandidatët që kanë aplikuar.

“Komisioni është tejet i pakënaqur me kandidatët që kanë aplikuar, qoftë në kuptim të përvojës së tyre profesionale ashtu edhe në kuptim të profesionalizimit në përgatitje të kandidaturës. Komisioni i ka rekomanduar Qeverisë që të ushtroj diskrecionin në përzgjedhjen e kandidatëve sipas të drejtës që i takon në bazë të ligjit për Prokurimin Publik dhe ky rekomandim i komisionit është pranuar”, ka thënë Kurti.


Lista e kandidatëve për kryetar dhe anëtarë të Bordit të OSHP-së që u miratuan nga Qeveria dhe do t’i dërgohen Kuvendit për miratim përmban këta emra: Nita Bejta, Milot Spahiu, Arbnor Tmava, Vedat Peterqoi, Faruk Rexhaj, Bujar Lushaku, Batisha Ibrahmi, Dafina Gashi, Vjosa Gradina-Mexhuani dhe Kimete Gashi.

Organi Shqyrtues i Prokurimit tash e 11 muaj ka mbetur pa bordi. OShP e cila njihet edhe si gjykata e tenderëve ka shkaktuar probleme për shkak të bordit. /Telegrafi/