Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media sot, tha se ditëve në vijim do të publikohen masat e reja të Qeverisë për çmimet e larta të produkteve esenciale.
Kurti deklaroi se vendosja e çmimit tavan për naftën ka dhënë rezultate, duke shtuar se Qeveria po operon që qytetarëve t’u dilet në ndihmë, por pa e shkelur Kushtetutën.
“Ne e respektojmë edhe kushtetutshmërinë edhe ligjin dhe na duhet t’i dalim në ndihmë qytetarëve. Ju e dini që ne jemi zotuar për çdo familje të ketë një të punësuar. Këtë po e bëjmë, e kemi premtuar pra drejtësi dhe punësim. Nesër ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Z. Hekuran Murati do të dalë dhe do ta shpjegojë hollësisht skemën e punësimit të garantuar e cila po materializohet, po konkretizohet me masën tonë më të re, që është ndihma prej 70% e pagës brute (maksimum deri në 300 euro) për 6 muaj rresht për këdo që është i papunë, punësohet e nuk e ka askënd të punësuar në familjen e vet”, ka thënë Kurti.
Ai ka shtuar se po diskuton me ministren e Tregtisë, Rozeta Hajdarin dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati për masat ndaj shtrenjtimit të produkteve esenciale.
“Me ministrat Murati e Hajdari, jemi në komunikim që të sjellim masa që i ndihmojnë qytetarët. Çmimi tavan për naftën ka dhënë rezultate, por duhet ta gjejmë mënyrën më të mirë, por të mos e shkelim kushtetutën”, deklaroi Kurti.
Shefi i ekzekutivit, përmendi edhe nënshkrimin e programit Kompakt me MCC por u shpreh se shteti nuk ka më mundësi financiare të paguajë për energjinë e shfrytëzuar në veri të vendit.
Madje zbatimi i këtij udhërrëfyesi, Kurti tha se është gjëja e vetme që mendon kur bie të fle dhe zgjohet zëvendëskryeministri Besnik Bislimi por pati dilema nëse kohët e fundit është duke fjetur ose jo.
“Preokupimi ynë kryesor është zbatimi i udhërrëfyesit i cili do ta mundësojë që sa më parë të fillojë edhe pagesa e energjisë elektrike në veri të Kosovës sepse shteti ynë, qeveria jonë, nuk mund ta përballojë as financiarisht dhe as materialisht një përsëritje të viteve të mëhershme, pra duhet të fillojë inkasimi i energjisë elektrike në veri të Kosovës. E dini që ZRRE ka pasur dy javë kohë për licencimin, por e ka bërë për dy ditë, por nga ana tjetër, edhe sot e kësaj dite nuk e kemi regjistrin e konsumatorëve në veri. Ky është preokupimi ynë kryesor dhe kjo është çështja numër një me të cilën zgjohet në mëngjes dhe bie të fle në mbrëmje zëvendësi im, nëse fle, Besnik Bilsimi, sepse nuk ka gjë sot më të rëndësishme për të por edhe do të thosha edhe për shtetin tonë që të zbatohet ai udhërrëfyes dhe përfundimisht të kemi shërbimin e furnizimit edhe në veri, pagesën e energjisë së konsumuar dhe në këtë mënyrë edhe stabilitetin energjetik në Kosovë”, deklaroi Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame