Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti se qeveria e tij nuk ka paraparë me buxhetin 2022 investimet prej 70 milionë euro në ndërmarrjen Trepça, që ka qenë zotim i kreut të Vetëvendosjes në tetor.
Derisa për këtë ka reaguar ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, duke thënë se sa i përket zotimeve për investime në Trepçë i qëndrojnë mbrapa.
“Gjëja e parë që kam dashur me parë në këtë buxhet ka qenë Trepça. Zakonisht në çdo prezantim të tij, kryeministri i vendit gjatë kohës sa ka qenë në opozitë, fjalimet e tij për buxhetin I ka nis me Trepçën… Më 20 tetor të këtij viti, kryeministri Kurti premtoj 70 milionë euro investime në Trepçë për dy vjetët e ardhshme. Dhe çka kemi në projektbuxhet për Trepçën, për dy vjetët e ardhshme janë nga 3 milionë euro. Ku janë të tjerat? Pra, mundoheni me qenë afër prej asaj çka e bënë dhe asaj çka e thoni”, theksoi ai.
Ministri Murati gjatë shqyrtimit të projektbuxhetit 2022 tha po ashtu se çdo gjë që e kanë në program dhe premtim do ta zbatojnë.
“Sa i përket Trepçës, është e vërtetë ajo që ka thënë kryeministri dhe i qëndrojmë mbrapa. Dhe siç kemi thënë çdo gjë qe e kemi në program dhe çdo premtim edhe do ta zbatojmë”, tha ai.
Derisa deputeti nga PDK, Tahiri pati kritika edhe për mos buxhetimin e Gjykatës Komerciale dhe fokusi i qeverisë për asfalt.
“Buxheti komplet i sistemit të drejtësisë me punë të brendshme nuk arrin buxhetin që e kemi për asfalt. Në infrastrukturë kemi edhe projekte të reja, besoj se Republika e Kosovës tashmë e ka bërë një avancim të dukshëm të infrastrukturës rrugore në mbarë vendin… Mendoj se nuk duhet të jetë asfalti prioritet edhe i kësaj qeverie. Shtrohet pyetja, se a janë të buxhetuara Gjykata Komerciale, Gjykata e Punës, Gjykata administrative, rritja e numrit të gjyqtarëve, rritja e numrit të prokurorëve deh atyre profesional? Nuk janë, pra nuk i keni asnjërën prej këtyre gjykatave të buxhetuara”, theksoi ai. /KP/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëShtrohet darka tradicionale për musafirët special të Panairit Horeca
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Diaspora solli në Kosovë mbi 112 milionë euro gjatë marsit
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre