LAJMI I FUNDIT:

Qeveria shqiptare miraton pension të posaçëm për 15 personazhe të njohura në vend

Qeveria shqiptare miraton pension të posaçëm për 15 personazhe të njohura në vend

Qeveria shqiptare ka marrë një vendim ku një sërë personalitetesh të rëndësishëm në fushën e artit, sportit, por jo vetëm do të përfitojnë një pension të posaçëm.

Vendimi i qeverisë, i publikuar në Fletoren Zyrtare vlerëson me pension të posaçëm konkretisht 15 personalitete, mes të cilëve aktori i njohur i humorit Muharrem Hoxha, këngëtari Frederik Ndoci, aktorja Eva Alikaj, studiuesi Aurel Plasari, volejbollisti Leonard Tase, poetja Zhuljana Jorganxhi etj..

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi: Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror në masën e dhjetëfishit të pensionit social, por shuma e pensionit të caktuar sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, shkruhet në vendim.


Lista me personalitetet që përfitojnë pensionin e posaçëm: Eva Alikaj- aktore, Muharrem Hoxha- aktor, Federik Ndoci- këngëtar, Roland Xhoxhi- violinist, Leonard Tase- volejbollist dhe trajner, Suzana Frashëri- soprano, Aurel Plasari- studiues, Mimoza Ibrahimi- volejbollistja,  Nazmi Hoxha- piktor, Zhuljana Jorganxhi- poete dhe autore këngësh, Xhelal Kalaja- trajner basketbolli, Pavllo Mihali- atlet, Diana Mata- qitëse, Ardian Cerga- aktor, Lulëzime Duka- volejbolliste. /Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori