“Një agresion i armatosur kundër Serbisë në periudhën e ardhshme ka pak gjasa të ndodhë, por nuk mund të përjashtohet plotësisht. Pavarësia e shpallur ‘në mënyrë të njëanshme’ e Kosovës është e papranueshme për Serbinë, sepse kërcënon vlerat dhe interesat e saj kombëtare”. Këto janë pjesët më të rëndësishme të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare dhe Strategjisë së Mbrojtjes, të miratuar nga qeveria serbe të enjten, të cila do të paraqitet në Kuvendin e Serbisë.
Në Qeverinë e Serbisë, siç shkruan gazeta serbe ‘Vecernje Novosti”, përcjell Telegrafi, iu dha drita jeshile dy dokumenteve më të rëndësishëm në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, të cilat do të jenë bazë për miratimin e të gjitha rregulloreve dhe akteve të tjera nënligjore në dekadën e ardhshme.
“Dispozita për neutralitetin e shpallur ushtarak është ndryshimi më domethënës në strategjitë e miratuara, të cilat, sikur edhe të mëparshmet, mbrojnë qëndrimin se ‘shkëputja e kundërligjshme e Kosovës’ është rreziku më i madh i sigurisë për Serbinë, si dhe për vendet e rajonit. Neutraliteti u shpall në vitin 2007, por u hoq nga dokumentet e miratuara dy vjet më vonë”, shkruan gazeta serbe, duke u thirrur në strategji.
Qeveria serbe sqaron se “Strategjitë e sigurisë kombëtare dhe të mbrojtjes kanë ndryshuar për shkak të ndryshimeve në rrethinë dhe në botë, gjë që gjithashtu kërkon rregullimin e politikës sonë të sigurisë”.
“Janë përcaktuar interesat themelore kombëtare të shtetit dhe kështu u sigurua mbrojtja dhe siguria e të gjithë qytetarëve të saj”, thonë në Qeverinë serbe, përcjell Telegrafi.
Shteti ka vendosur katër qëllime kryesore në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë: mbrojtje efektive, ruajtjen e Kosovës brenda Serbisë, forcimin e pozitës së saj ndërkombëtare dhe parandalimin e veprimit separatist.
“Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme ‘të krahinës së saj jugore’, por në interes të stabilitetit rajonal dhe marrëdhënieve më të mira të mundshme serbo-shqiptare, ajo do të vazhdojë dialogun me institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë derisa në arritjen e një marrëveshje afatgjatë e qëndrueshme dhe reciprokisht e pranueshme”, thuhet në draftin e këtij dokumenti.
Drafti i këtyre dokumenteve afirmon kërkesën e Serbisë për një prani të pandërprerë të KFOR-it dhe kundërshton ndryshimin e mandatit dhe shndërrimin e formacioneve të njohura si “Forca e Sigurisë së Kosovës” në Ushtri të Kosovës.
Serbia nuk ka ndërmend të bëhet pjesë e NATO-s
“Më këtë do të destabilizohej situata në provincë [Kosovë] dhe do të rrënohej siguria në rajon”, thuhet në draftin e dokumentit.
Dokumentet strategjike parashikojnë bashkëpunim me Organizatën e Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO), por edhe në përputhje me politikën e neutralitetit ushtarak të Serbisë vazhdim të bashkëpunimit me NATO-n, përmes programit Partneritet për Paqe.
“Serbia nuk ka ndërmend të bëhet anëtare e NATO-s ose ndonjë aleance tjetër ushtarako-politike, por dëshiron të avancojë besimin me të gjithë partnerët”, thuhet në formulimin nga drafti i Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Serbisë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Sekretariati kërkon nga KQZ të hapen 177 kuti të votimit nga diaspora – PDK e AAK kundërshtojnë

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi