Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano, ka thënë se Kosova ende nuk e ka ndarë me BE-në raportin përfundimtar për hetimet e sulmit terrorist në Banjskë, por zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu i është kundëpërgjigjur atij duke thënë se Qeveria ka përpiluar një raport prej 48 faqësh në lidhje me sulmin terrorist të cilin ia kanë dërguar BE-së dhe shteteve anëtare qysh vitin e kaluar.
Kryeziu theksoi se nëse Stano e ka fjalën për raportin që duhet të përgatitet nga prokuroria e vendit, sipas Kryeziut, duhet të kërkohet përgjigje nga vetë ai institucion i drejtësisë.
“Si Qeveri e Republikës së Kosovës, brenda kompetencave tona, kemi përpiluar një raport 48-faqësh në lidhje me sulmin terrorist dhe paramilitar, të cilin ia kemi dorëzuar Bashkimit Europian dhe secilit shtet anëtarë qysh vitin e kaluar. Këtë informacion besoj që zëdhënësi Stano duhet ta ketë. Nëse ai në deklaratat e tij të vazhdueshme e ka fjalën për raportin që duhet të përgatitet nga prokuroria e vendit, atëherë kjo është një çështje për të cilën duhet të kërkojmë përgjigje nga vetë ky institucion”, është shprehur Kryeziu, për Telegrafin.
Ai tha se është shqetësuese që nëntë muaj pas sulmit në Banjskë nuk ka aktakuzë nga Prokuroria e Kosovës por as masa nga unioni europian dhe bashkësia ndërkombëtare për Serbinë.
Kryeziu vlerëson se Radoiçiq mbetet “i lirë dhe rrezik potencial i vazhdueshëm për sigurinë dhe paqen në rajon”.
“Për ne, mbetet tejet shqetësuese dhe e pakuptimtë që edhe pas 9 muajve, në njërën anë nuk ka aktakuzë nga prokuroria e vendit për Millan Radoiçiq dhe në anën tjetër bashkësia ndërkombëtare, përfshirë Bashkimin Europian, nuk ka ndërmarrë masa ndaj Serbisë, përkundër fakteve që dëshmojnë përfshirjen e saj në sulmin e 24 shtatorit të vitit 2023. Rikujtojmë që Radoiçiq vazhdon të mbetet i lirë dhe rrezik potencial i vazhdueshëm për sigurinë dhe paqen në rajon”, ka deklaruar Kryeziu.
Ndryshe, zëdhënësi i BE-së, Stano, ka ripërsëritur se Kosova është përgjegjëse për hetimet e sulmit terrorist që ndodhi në Banjskë më 24.09.20223, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Në një konferencë për media, ai tha se hetimet duhet të bëhen nga autoritetet e Kosovës pasi rasti ka ndodhur brenda territorit të saj, teksa shtoi se ende nuk është ndarë me BE-në raporti final i hetimeve të plota.
“Kur bëhet fjalë për hetimet, para së gjithash ato duhet të bëhen nga autoritetet e Kosovës, nëse i referoheni incidentit në Banjskë, më 24 shtator të vitit të kaluar. Pra kjo është një gjë që ka ndodhur në territorin e Kosovës dhe autoritetet e Kosovës janë përgjegjëse për të hetuar, për të ofruar dhe për të ndarë raportin final të hetimeve të plota. Kjo ende nuk ka ndodhur dhe ne nuk mund të procedojmë pa i pasur rezultatet e këtyre hetimeve”, ka deklaruar Stano.
Më 24 shtator 2023, një grup terrorist i udhëhequr nga Millan Radojçiq e vranë rreshterin e Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku.
Në përleshjen e armatosur që pasoi, u neutralizuan edhe tre terroristë serbë.
Kurti tha, atëkohë, se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë nuk mund të vazhdojë, sikur nuk ka ndodhur asgjë në Banjskë.
Ani pse janë disa të arrestuar për sulmin në Banjskë, ende nuk ka aktakuzë të ngritur.
Një e tillë pritet edhe ndaj ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radoiçiq.
Ai kishte pranuar publikisht organizimin e sulmit, megjithatë vazhdon të jetë i lirë në Serbi pasi është larguar nga Kosova pas sulmit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Veterani Adnan Hyseni i drejtohet OVL-UÇK-së me një letër: Nuk po më pëlqen bojkotimi i festimit të pavarësisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/uckkk-780x439.png)
Veterani Adnan Hyseni i drejtohet OVL-UÇK-së me një letër: Nuk po më pëlqen bojkotimi i festimit të pavarësisë
![Nga protestat në Serbi te zgjedhjet në Kosovë dhe manipulimi i serbëve nga Vuçiq – Videnoviq flet për raportet mes dy vendeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ivan-videnovic-foto-ndnv-3-1024x569-1-780x439.jpg)
Nga protestat në Serbi te zgjedhjet në Kosovë dhe manipulimi i serbëve nga Vuçiq – Videnoviq flet për raportet mes dy vendeve
![Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480161701_1037071128456018_2246888718518334382_n-780x439.jpg)
Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura
![Kurti takon shefin e diplomacisë turke: Turqia është partner dhe aleat i Kosovës me të cilin kemi marrëdhënie bilaterale të forta](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ZKP-ZKM-15-2-2025-7-e1739624976738-780x439.jpg)
Kurti takon shefin e diplomacisë turke: Turqia është partner dhe aleat i Kosovës me të cilin kemi marrëdhënie bilaterale të forta
![Vonohen pagesat e BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/12/Bashkimi-Evropian-1-780x439.jpg)
Vonohen pagesat e BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor
![Reagon Veliaj: Djali im jetim, me urdhër prokurori dhe vendim gjykate](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_12-5-780x439.jpg)
Reagon Veliaj: Djali im jetim, me urdhër prokurori dhe vendim gjykate
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bebe-780x439.jpg)
Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe
![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët
![Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/usyk-780x439.jpeg)
Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-gjesti-1-780x439.png)
"Me mua asnjëherë nuk ka pasur lojë" - Pas injorimit, Egli ende beson në sinqeritetin e Gjestit
![Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fury-780x439.png)
Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi
![Kosova pa 193 njohjet e premtuara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/281289382_741900460152277_3996124371227527709_n-780x439.png)
Kosova pa 193 njohjet e premtuara