LAJMI I FUNDIT:

Qeveria ndan 50 milionë euro për subvencione në bujqësi, rreth 500 euro për një hektar grurë

Qeveria ndan 50 milionë euro për subvencione në bujqësi, rreth 500 euro për një hektar grurë

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci në një konferencë për media ka njoftuar se do të subvencionojnë bujqit dhe se për këtë kanë në dispozicion 50 milionë euro.

Ministri Peci ka thënë se për here të parë bujqit do të subvencionohen edhe me naftë, transmeton Telegrafi.

“Ne nuk kemi qëndruar duarkryq karshi rritjeve të çmimit të produkteve. Përkrahja do të jetë për drithëra, patate, fasule e të tjera. Kemi në dispozicion rreth 50 milionë euro. Do të subvencionojmë bujqit dhe fermerët”, deklaroi ai.


Tutje, ministri ka thënë se nuk do të mbetet asnjë pëllëmbë e tokës pa u punuar.

“Toka është pasuri, duart më të vlefshme janë ato që e punojnë tokën”, theksoi ai. 

Ndryshe, në Konceptin e risive të Programit për Pagesa Direkte – Subvencione 2022, thuhet se ” për herë të parë që nga paslufta, fermerëve dhe bujqëve tanë do t’iu subvencionohet nafta në vlerë prej rreth 5 milionë euro, duke ia subvencionuar vlerën prej 0.36 cent për çdo litër naftë të përllogaritur me hektarët e poseduar të tokës së punuar”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori