Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot, ka vendosur që nga data 30 gushti të hyjnë në fuqi masat e reja anti-COVID, duke rikthyer sërish kufizimin e lëvizjes, shtyrjen e fillimi të vitit të ri shkollor dhe shkurtimin e orarit të punës së gastronomisë.
Në bazë të vendimi të Qeverisë, fillimi i vitit të i ri shkollor të shtyhet deri më 13 shtator, kur do të rivlerësohet situata.
Gjithashtu rikthehet masa e kufizimit të lëvizjes (ora policore) nga ora 22:00 deri në 05:00.
Ndërsa, lokalet hoteliere, restorantet dhe kafiteritë do të punojnë deri në orën 21:30 dhe atë në ambientet e hapura.
Të gjitha institucionet publike dhe private janë të obliguara të punojnë me staf esencial deri më 13 shtator.
Të gjithë qytetarët që hyjnë në Kosovë në pikë- kalimet kufitare duhet të paraqesin dokumente përkatëse, siç janë dëshminë e vaksinimit, testit PCR të bërë në 72 orët e fundit , ose testin serologjik jo më të vjetër se 30 ditë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se masat kundër pandemisë i ndërmarrin konform situatës epidemiologjike në vend.
“Tani kur situata u përkeqësua jemi të detyruar të marrim masa kufizuese që kanë për qëllim ndërprerjen sa më të shpejtë të rritjes së trendit të infektimit. Jemi të detyruar ta shtyjmë fillimin e fitit të ri shkollor”, tha kryeministri Kurti.
Poashtu, kryeministri tha se janë të detyruar që të zvogëlojnë qarkullimin e njerëzve.
“Duhet ta zvogëlojmë edhe qarkullimin e njerëzve, jemi të bindur që masat që po marrim sot janë të mira në raport me qëllimin”, tha në mes tjerash Kurti.
Ai foli edhe për kohën kur Qeveria i kishte liruar masat.
“Kur situata epidemiologjike përmirësohej, i lironim masat, kur përkeqësohej ishim të detyruar t’i ashpërsonim ato. Nga parandalimi u kthyem në kundërsulm përmes vaksinimin. Edhe pse e nisëm të fundit vaksinimin të fundit në rajon, ishim në krye me administrim të vaksinave”, tha Kurti para kabinetit qeveritar.
Në fjalën e tij, Kurti u ka shprehur ngushëllime të gjithë familjarëve të atyre që kanë vdekur si pasojë e COVID-19.
Ndërsa, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka propozuar masat shtesë anti-COVID, të cilat i ka miratuar Qeveria.
Ai tha se në koordinim me IKSHPK-në dhe ekspertët e fushës kanë ardhur në përfundim se me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik janë të domosdoshme masa shtesë.
“Në koordinim me MASHT-in jemi dakorduar që procesi mësimor të shtyhet me 13 shtator, marrë parasysh se me variantin Delta tani është shtuar numri i rasteve simptomatike tek fëmijët e moshës deri 0-9 vjeç, e sidomos tek ata 10-19 vjeç, po shihen si shpërndarës të virusit”, ka thënë Vitia.
Poashtu, Vitia njoftoi se është marrë vendim që gastronomia të punojë vetëm deri në ora 21:30 dhe vetëm në ambientet të jashtme.
“Gastronomia do të punojë vetëm në ambientet e hapura dhe atë deri në orën 21:30 dhe masën e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve deri në orën 22:00. Të gjitha institucionet publike dhe private janë të obliguara që të punojnë vetëm me staf esencial deri me datën 13 shtator. Me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik, pas kësaj date të gjitha këto institucione duhet të posedojnë njërën nga dëshmitë si certifikatën e vaksinimit apo testet përkatëse në mënyrë që tu lejohet hyrja në ambientet e punës”, ka thënë më tutje Vitia.
Vitia ka njoftuar se do të rekrutohen 1116 personel shëndetësor dhe inspektues, teksa komunat në shkallë 90% sipas kërkesave të tyre në ditët në vijim do të furnizohen me barna esenciale.
Ministri njoftoi se në fillim të shtatorit do të mbërrijnë edhe 470 mijë vaksina përmes Covax. Ndërsa deri me 13 shtator është marrë vendim që të punohet vetëm me staf esencial nëpër institucione.
Poashtu Vitia ka dhënë detaje edhe për rregullat e reja për të gjithë ata që duan të hyjnë në territorin e Kosovës.
“Të gjithë qytetarët pavarësisht shtetësisë janë të obliguar që në pikë- kalimet kufitare të paraqesin dokumente përkatëse, siç janë dëshminë e vaksinimit, testit PCR të bërë në 72 orët e fundit , ose testin serologjik jo më të vjetër se 30 ditë. Në të kundërtën duhet të plotësojnë formular nën betim dhe të vetizolohen për shtatë ditë”, ka thënë Vitia. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje