LAJMI I FUNDIT:

Qeveria mban mbledhjen e radhës, miraton dy vendime

Qeveria mban mbledhjen e radhës, miraton dy vendime

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar këtë të premte një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar dy vendime.

Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, është miratuar vendimi për të kërkuar nga Presidentja dhënien e autorizimit, Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) Sh.A. dhe KfW, Frankfurt am Main, për Projektin “Programi i Energjisë Solare I (Solar4Kosovo I) – Fotovoltaike”.


Po ashtu bëhet e ditur se janë ndarë 3 milionë euro shtesë për Projektin “Rehabilitimi i Rrugëve Rajonale”. /Telegrafi/