Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës mban mbledhjen e 18-të.

Sipas njoftimit të qeverisë thuhet se në këtë mbledhje është shqyrtuar dhe miratuar vendimi për ndërmarrjen e masave shtesë për parandalimin dhe kontrollin e përhapjes së COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar kabinetin qeveritar se me qëllim të parandalimit dhe kontrollit të përhapjes së Corona Virusit që shkakton sëmundjen COVID-19, dhe duke marrë parasysh rrethanat e krijuara, ka kërkuar që të mbeten në fuqi deri më 6 prill 2020 këto vendime:

Vendimi Nr.01/07 i datës 11.03.2020 (i ndryshuar dhe plotësuar me Vendimin 01/16 të datës 26 mars 2020)
Vendimi Nr. 01/09 i datës 13.03.2020
Vendimi Nr. 01/10 i datës 14.03.2020
Vendimi Nr. 01/11 i datës 15.03.2020
Vendimi Nr. 01/15 i datës 23.03.2020 (i ndryshuar dhe plotësuar me Vendimin Nr. 02/17 të datës 27 mars 2020)

Vendimi i Qeverisë: