Qeveria e Kosovës sot ka emëruar Bordin e ri të Drejtorëve të ndërmarrjes publike “Telekomi i Kosovës”.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti njoftoi për të emëruarit Petrit Nahi - kryesues, Rrezarta Pllana - anëtare, Sajmie Thaçi - anëtare si dhe Lindita Toçi - anëtare.


Ai tha se në konkurs kanë aplikuar 70 kandidatë, pastaj është përzgjedhur lista me ngushtë, 29 kandidatë.

Kurti tutje njoftoi se mandati i Bordit të ri të drejtorëve është tre vjet. /Telegrafi/