LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Shqipërisë mbledhje të posaçme për kërkesat e studentëve

Qeveria e Shqipërisë mbledhje të posaçme për kërkesat e studentëve

Këshilli i Ministrave i Qeverisë shqiptare është mbledhur sot për të shqyrtuar 8 kërkesat e studentëve dhe dokumentin e punës mbi Paktin për Universitetin.

Kryeministri Edi Rama informoi sot se “mbledhja e Qeverisë ka në fokus studentët”, ndërkohë që vlen për t’u theksuar fakti se dy ditë më parë kreu i qeverisë mblodhi Kryesinë e PS-së për të diskutuar lidhur me protestën e studentëve.

“Vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave (VKM), si edhe plani i punës në vijim, do të njoftohen për publikun në një konferencë shtypi të posaçme, live 11.30”, u shpreh Rama. /Telegrafi/