LAJMI I FUNDIT:

”Qeveria e re nuk e ka ndërmend rritjen e rrogave” (Video)

”Qeveria e re nuk e ka ndërmend rritjen e rrogave” (Video)

Në vazhdim të debatit për rebalancin e Buxhetit në Komisionin për financim dhe buxhet që filloi sot, kryetarja e Komisionit Liljana Kuzmanovska nga OBRM-PDUKM tha se nga prezantimi i Ministrit të Financave u konstatua se Qeveria e re nuk parashikon rritjen e pensioneve dhe ndihmës sociale, por punësimin, e cila sipas saj është partiake, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajo gjithashtu ngriti vërejtje dhe në faktin se investimet kapitale kanë rënë për 3.5 miliardë denarë ose 58 milionë euro.

Ajo i thirr në rekomandimet e Priebe, ku sipas saj u tha që të mos ketë asnjë punësim të përkohshëm. Ajo gjithashtu reagoi se po reduktohen fondet në arsim.


Për deputetin tjetër të OBRM-PDUKM Kërste Mukoski, ribalancimi i propozuar është “ndryshim kozmetik klasik të Buxhetit me qëllim parazgjedhor para zgjedhjeve lokale që për t’i dhënë opinionit disa punë me të cilën Qeveria do të marrë pikë”.

”Nëse kemi gabuar, në rregull, kemi gabuar dhe ja tani kemi rënë këtu. Pse tani është e njëjtë? Ju na keni kritikuar dhe tani ju përsëri na obligoni?”, Mukoski tha, duke folur me ministrin Tevdovski se do të ketë punë e vështirë.

Ai vuri në dukje se qeveria fsheh vendet e reja të punës të parapara në institucionet shtetërore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
Berisha i PLE

Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re

Politikë
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shfaqen probleme teknike edhe në procesin e numërimit të votave për deputetë

Shfaqen probleme teknike edhe në procesin e numërimit të votave për deputetë

Politikë
Kalo në kategori