Në dhjetë ditëshin e fundit të fushatës zgjedhore Qeveria e Maqedonisë ka marrë vendim që përmes letrave me vlerë të marrë 114 milion hua të reja për të mbuluar deficitin buxhetor në vlerë prej 300 milionë euro, shkruan REL.
Njohësit e çështjeve ekonomike thonë se marrja e huas është konform miratimit të buxhetit për pagesën e kredive përmes huamarrjes, por problemi qëndron në kohën e marrjes së kësaj huaje dhe sa këto para shkojnë në destinacionin e duhur.
Ish guvernatori i Bankës Popullore të Maqedonisë, Petar Goshev, për Radion Evropa e Lirë thotë se shumica e ligjeve veçanërisht ato që kanë të bëjnë me financat janë miratuar në formë të dhunshme që të jenë në interes të pushtetit dhe jo në funksion të interesave të përgjithshme të qytetarëve të vendit.
“Huamarrja bëhet në vlugun e fushatës zgjedhore me qëllim që në këtë mënyrë të paguhet borxhi që ka shteti ndaj kompanive të vendit dhe me këtë të kushtëzohen të punësuarit se ku duhet të destinohet vota e tyre”.
“Do të thosha se kjo huamarrje është në funksion të korrupsionit politik, pavarësisht se ka mbulesë ligjore, ngase të kujtojmë të gjitha ligjet që kanë të bëjnë me financat janë miratuar pa përfillur kritikat jo vetëm të opozitës, por edhe të ekspertëve”, thekson ish guvernatori i Bankës Popullore të Maqedonisë, Petar Goshev.
Ndërkaq, Visar Ademi, njohës i çështjeve ekonomike thotë se qytetarëve edhe gjatë kësaj fushate zgjedhore shumë pak u ofrohen informacione se si partitë politike planifikojnë të shpenzojnë paratë e arkës së shtetit kundrejt vënies në fokus të problemeve politike.
“Gjatë tërë kohës shohim shumë zhurmë politike, ndërkohë që borxhi publik ka tejkaluar mbi 50 për qind të bruto prodhimit vendor. Ekonomia vazhdon të prodhojë krizë, nuk arrin të prodhojë vlerë”.
“Si rrjedhojë e politikave të gabuara të rinjtë gjithnjë e më shumë largohen nga vendi dhe kompanitë private mezi arrijnë të mbijetojnë e jo më të shënojnë progres në zhvillimin e biznesit. Pra, defekti qëndron në atë se çështjet politike janë në plan të parë kundrejt çështjeve ekonomike. Fatkeqësisht edhe më tej politika mbetet pararojë e ekonomisë ndërkohë që në çdo vend normal ekonomia është ajo e cila përcakton politikën”, thotë Ademi.
Ndryshe, paratë e marra hua do të duhet të destinohen për kompanitë private të cilat kanë kryer shërbime të caktuara të angazhuara nga Qeveria e Maqedonisë edhe atë 53 milionë euro.
Ndërkohë borxhi publik ka arritur 4.7 miliardë euro përkatësisht 50.6 për qind nga bruto prodhimi vendor.
Qeveria e Maqedonisë disa herë është arsyetuar se borxhi publik që ka shteti ndaj sektorit privat është më i ulët se ai që kanë vendet e tjera të rajonit, përderisa partitë opozitare dhe së fundmi dhe Banka Botërore, kanë apostrofuar se Maqedonia futet në kolaps financiar për shkak të thellimit të borxhit për të mbuluar shpenzimet gjatë investimeve jokapitale, siç është projekti Shkupi 2014. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare
Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City