LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Malit të Zi ia zbulon rrenën Ivica Daçiqit

Qeveria e Malit të Zi ia zbulon rrenën Ivica Daçiqit

Drejtori i Kompanisë ‘Monteorganica’ Jovan Nikoliq ka demantuar pretendimet e zëvendëskryeministrit të parë dhe Ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, se kinse vëllai i shefit të sigurimit të tij, që është nga Bijelo Polje, ishte pushuar nga puna pasi ishte deklaruar se është serb.

“Nga Nëntori i vitit 2017, zoti Vinko Puriç është punësuar në kompaninë ‘Monteorganica’, e cila merret me kontrollin dhe certifikimin e prodhimeve organike dhe financohet nga buxheti i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Malit të Zi. Ai është i angazhuar si bashkëpunëtor ekspert për prodhimet organike në blegtori. Nga nëntori i vitit 2019, saktësisht para dy muajsh , zoti Vinko Puriç nënshkroi një kontratë të përhershme pune, dhe këto punë ai i kryen edhe sot”, ka thënë drejtori i ‘Monteorganica’ Jovan Nikoliq, shkruan në faqen zyrtare të Qeverisë së Malit të Zi, përcjell Telegrafi.

Lajmin e rremë për kinse shkarkimin e Vinko Puriçit, të cilin e ka përhapur ministri i Jashtëm i Qeverisë së Serbisë në një emision në Televizionin serb “Happy” më 13 janar, e të cilin e transmetuan edhe nga disa media serbe.


Ivica Daçiç e plasoi këtë lajm të rremë duke dashur të dëshmojë pretendimit të tij të pavërteta se në Mal të Zi kushdo që e deklaron veten si serb  pushohet nga puna. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Serbia
Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Amerika
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Evropa
I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

Evropa
Cilat vende mund të preken nga tarifat amerikane të aluminit?

Cilat vende mund të preken nga tarifat amerikane të aluminit?

Amerika
Kalo në kategori